Fëmijët, viktima të luftës në Sudan

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) njoftoi se si pasojë e luftës civile në Sudan, mesatarisht çdo ditë në këtë vend rrëmbehen ose vriten 24 fëmijë.

UNICEF njoftoi se të paktën 425 fëmijë u vranë dhe të paktën 2025 fëmijë u plagosën gjatë 100 ditë konflikti në Sudan. Sipas raportit të këtij fondi, rreth 14 milionë fëmijë në Sudan kanë nevojë për mbështetje humanitare.

Gjithashtu UNICEF u shpreh se 690 mijë fëmijë janë në rrezik të kequshqyerjes.
Edhe organizata joqeveritare “Euclid” bëri të ditur se për shkak të vazhdimit të luftës në Sudan janë vrarë të paktën 3900 persona. Ndërsa burime spitalore sudaneze konfirmojnë se numri real i viktimave dhe i të plagosurve të luftës civile në këtë vend është shumë herë më i madh./Parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne