Kremlini: Kthimi i Moskës në marrëveshjen e grurit nuk është i mundur

Kremlini njoftoi se është e pamundur që Moska të kthehet në marrëveshjen e eksportit të grurit nga portet ukrainase në Detin e Zi.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov të martën tha se pjesa e marrëveshjes së drithit të Detit të Zi që lidhej me Rusinë nuk është përmbushur dhe për këtë arsye është e pamundur që Rusia të kthehet në marrëveshjen e grurit. Zëdhënësi i Kremlinit theksoi se Vladimir Putin, presidenti i Republikës së Rusisë, e ka bërë të qartë se marrëveshja e grurit do të rifillojë kur në këtë marrëveshje të zbatohet pjesa që lidhet me Moskën.

Rusia thotë se qëllimet humanitare të marrëveshjes për eksportin e drithit nga Deti i Zi nuk janë arritur dhe Ukraina përdor portet nën kontrollin e këtij vendi dhe pikëkalimin e eksportit të grurit për të kryer sulme terroriste.  Marrëveshja e eksportit të grurit të Detit të Zi, e cila u nënshkrua nga përfaqësuesit e Rusisë, Turqisë, Ukrainës dhe Kombeve të Bashkuara më 22 korrik 2022, përfshin eksportin e drithit, grurit dhe plehut ukrainas përmes tre porteve të këtij vendi në brigjet e Detit të Zi.

Moska ka njoftuar së fundi se asnjë nga dispozitat e kësaj marrëveshjeje, e cila kishte të bënte me palën ruse nuk është zbatuar sipas marrëveshjes së grurit./Parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne