Pas atentatit në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë punonjësi i AMP-së, Muçi Shaljani Sheqeri, një efektiv policie ka treguar për JOQ detaje nga ngjarja. Ai denoncon dështimin e strukturave të sigurisë, mungesën e mjeteve dhe armët e prishura, si dhe lidhjet kriminale brenda AMP-së dhe policisë. Efektivi kërkon ndërhyrje urgjente për të pajisur policinë me armë dhe mjete funksionale dhe për të pastruar radhët e strukturave nga elementët me lidhje kriminale. Për më shumë, lexoni mesazhin e plotë, që tregon realisht dhe në mënyrë të hidhur gjendjen ku ndodhet Policia e Shtetit dhe Shqipëria, ku siguria është zero!
Mesazhi i punonjësit të policisë:
Përshëndetje JOQ! Jam një punonjës i Policisë. Po ju shkruaj lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Rinas. Znj. Albana Koçiu deklaroi se “Shqipëria ka dalë nga lista e zezë”, por më lejoni ti them diçka si punonjës i terrenit: Shqipërinë dhe shqiptarët i ruan Zoti, sepse rendi është bërë vetëm fasadë ku strukturat e rendit po braktisen çdo ditë duke u larguar me dëshirë nga Policia. Në Rinas u plagos një punonjës i AMP, i cili sipas të dhënave tona shoqërohej me persona me precedentë të rrezikshëm dhe të shkuar kriminale. A nuk duhet që punonjësit e AMP-së të jenë shembull i pastërtisë dhe integritetit? Si mund të flasim për siguri kur vetë strukturat që duhet të kontrollojnë policinë kanë njerëz me të kaluar të errët?
Nga ana tjetër, ne punonjësit e policisë jemi lënë pa asnjë mjet ndërhyrjeje. Furgonët tanë nuk kanë as mjetet bazike për ndërhyrje emergjente sot në Rinas, për të thyer xhamin e automjeti u përdor një levë e dhënë nga një qytetar i rastësishëm, ndërsa kolegët përpiqeshin ta thyenin me shkelma. Kjo është gjendja reale e Policisë. Ajo që na frikëson më shumë si punonjës është fakti që, brenda AMP-s, ekzistojnë persona me lidhje të dyshimta dhe megjithatë Ministrja del e flet për “qetësi” dhe “imazh të përmirësuar”. Po si mund të flasim për qetësi kur në mes të Rinasit një zonë që duhet të jetë më e sigurta në vend ndodhin të shtëna që rrezikojnë jetën e turistëve? Dikush mund të pyes ku është policia?! Policia aty janë, Por askush prej policëve nuk do ndërhynte edhe nëse do konstatoheshin autorët kjo sepse nuk mbesim dëshmor për një copë rroge të keq trajtuar dhe keq paguar.
Dyshohet se në automjetin e autorëve kanë qenë 4 persona me kallashnikov, Si mund të ju bëjë pritë një patrullë policie ku armët tona një pjesë janë me defekt herë bllokohen, Dhe si përfundim asnjë polic nuk e len familjen të mbesë dëshmor për një rrogë qesharake. Dhe ku ministrja Koçiu do të bëj show, Por fatkeqësisht sot ju prish imazhi doli realiteti i hidhur. Plumbat sot kanë bërë shoshë fasadat e lokaleve, aty pranë kishte turistë vraponin të tmerruar nën zhurmën e kallashnikovit. Autorët qëndruan të armatosur disa minuta, pa asnjë reagim të menjëhershëm efektiv. Imagjinoni çfarë mund të ndodhë në qytetet e tjera të vendit. Apeli im si punonjës policie, nëpërmjet jush sepse përmes rrugëve zyrtare rrezikojmë vendin e punës, është ky: I bëj thirrje Drejtorit të Përgjithshëm Ilir Proda dhe Ministres Albana Koçiu të shtojnë forcat e patrullimit në Rinas dhe në të gjithë Shqipërinë dhe plotësoni kushtet e punës me anti-plumba uniforma armët e reja dhe të sigurta, të pajisin punonjësit me mjetet e nevojshme për ndërhyrje, dhe të pastrojnë radhët e AMP-së dhe të Policisë nga elementë të lidhur me krimin.
Autorët kanë patur informacion të saktë lidhur me lëvizjet e viktimës dhe punonjësit të AMP-s, Për tu theksuar fakti se cila ka qenë shënjestra kryesore është e vështirë thënë kjo sepse autorët nuk kanë qëlluar vetëm në drejtim të njërit, Por autorët kanë hapur zjarr në drejtim të shoferit dhe pasagjerit, Njëri nga autorët ka zbritur nga mjeti dhe i është afruar Benz-it duke qëlluar nga afër për tu siguruar se janë eliminuar. Autorët dyshohet se janë informuar nga një punonjës policie që qëndron në sportele. Ky person mendohet se u ka dhënë autorëve informacionin në momentin kur viktima, Gilmando Dani, ka kaluar sportelin policor. Pas daljes nga aeroporti, viktimën e ka pritur një tjetër person i maskuar, i cili dyshohet se ka mbajtur maskë silikoni. Ky ka qenë vëzhguesi kryesor, që ka ndjekur dhe raportuar lëvizjet e viktimës deri në momentin kur ai është takuar me mikun e tij punonjësin e AMP-së, i cili aktualisht ndodhet në gjendje shumë kritike për jetën.
Personi vëzhgues i ka ndjekur të dy deri në momentin që janë futur në automjetin e tyre, tip Benz. Në atë çast, informatori u ka përcjellë autorëve informacionin për lëvizjen e viktimës. Autorët ndodheshin në gatishmëri brenda një automjeti tip Toyota. Pasi morën njoftimin se mjeti Benz po afrohej, ata janë pozicionuar paralelisht dhe kanë hapur zjarr në drejtim të tij. Njëri nga autorët, që ndodhej në sediljen e parë të Toyotës, ka qëlluar drejt krahut të pasagjerit ku ndodhej punonjësi i AMP-së, ndërsa tjetri, që ishte ulur pas, ka qëlluar në xhamin anësor të shoferit. Për t’u siguruar për eliminimin e tyre, një nga autorët ka zbritur nga automjeti dhe ka qëlluar edhe disa herë të tjera.
Në disa media është përmendur se automjeti tip Benz ka qenë i blinduar kjo është e pavërtetë. Automjeti nuk ka qenë i blinduar, por xhamat e tij ishin prej plastike shumë të trashë. Së fundmi është përhapur informacioni se autorët kanë marrë të dhëna nga një agjenci udhëtimesh, por kjo nuk qëndron. Informatorët kanë qenë brenda aeroportit. Gjithashtu, duhet ditur se shumë punonjës policie përdorin numra të huaj në WhatsApp, për t’iu shmangur përgjimeve. Këta numra të paregjistruar dhe të huaj përdoren shpesh për komunikime korruptive dhe për dhënie informacionesh konfidenciale. Orët e fundit pritet të ketë ndryshime në strukturën policore në Rinas, ku fatkeqësisht ndër të prekurit janë edhe punonjës krejtësisht të pafajshëm. Ndërkohë, shumë prej atyre që duhen larguar të parët, nuk preken, pasi gëzojnë mbështetje nga lart./JOQ

















