Egjipti ndalon funeralin publik për ushtarin hero që vrau tre ushtare pushtues izralit.

Autoritetet egjiptiane thanë sot se kanë ndaluar funeralin publik për Mohamed Salah, rekrutin e ri që u përfshi në vrasjen e tre ushtarëve izraelitë javës që shkoi, prej frikës se mund të kthehet në një martir.

Tensionet duket se janë të larta në Kairo teksa autoritetet kanë ndaluar ceremonitë përkujtimore të të riun Salah, nga familjarë dhe aktivistë jashtë shtëpisë së tij në Kairo.

Salah, i cili shërbente me forcën e sigurisë në kufirin egjiptian me Izraelin besohet se është vrasësi i tre ushtarëve izraelitë pasi hyri në territorin izraelit, dhe më pas u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me patrullën të shtunën.

Sot forcat e sigurisë kishin rrethuar me kordonë shtëpinë e të ndjerit në zonën Ain Shams, në veri të Kairo, për të parandaluar grumbullimet.

Dëshmitarët tha në për mediat se aktivistë “pro-Palestinës dhe anëtarë të grupeve opozitare tentonin të grumbulloheshin atje nga stacioni i metrosë nëntokësore, por u ndoqën nga forcat e sigurisë që i detyruan të shpërndaheshin.

Disa gazetarë të një agjencie evropiane lajmesh arritën të flisnin me familjarët e të riut, shkruanin mediat.

“Por pak më vonë, gazetarët u ndaluan dhe u morën në pyetje nga forcat e sigurisë, të cilët i paralajmëruan dhe u lanë të shkonin,” tha një burim sigurie për rrjetin vendas TNA.

Dje herët u bë varrimi thjeshtë i Salah në provincën e tij të lindjes në veri të Kairos, ku merrnin pjesë vetëm pak familjarë.

Ndërkohë në hetimet që vijojnë për ngjarjen e rëndë sugjerohet se Salah kishte hyrë rreth 1km për të kryer sulmin e planifikuar, sipas mediave izraelite.

Në Izrael ai quhet një “sulmues” ose “terrorist” ndërsa në rrjetet sociale arabe përshkruhet si një “hero” e “martir.”

Egjipti ka ‘normalizuar’ marrëdhëniet me Izraelin në kohën e presidentit Anwar Sadat në vitet 1970-të. Në nivel diplomatik Egjipti trajton Izraelin si një ‘vend miqësor’ me të cilin bashkëpunon në fushat e sigurisë dhe ekonomisë.

Por populli egjiptian mbetet antagonist ndaj Izraelit prej trajtimit të tyre ndaj palestinezëve.

Shumica e egjiptianëve e konsiderojnë Izraelin kolonizues të Palestinës që prej luftës së vitit 1948 apo ish-pushtues të gadishullit egjiptian Sinai.

BURIMI: TOPChnl

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne