Ekspertiza: Viktima ka vetëm 1 plumb në brinjë, dëmtimet në kokë u bënë nga mjekët

Zbardhen detaje të reja lidhur me vrasjen e Klodjan Rashës në Tiranë. Pistoleta del nga ato armë që blihen 120 mijë lekë të vjetra dhe shiten në disa dyqane në vendin tonë, vijojnë hetimet se kujt i përket, po bëhet ADN-ja për të zbuluar pronarin e pistoletës. Plumbi i ka thyer një brinjë dhe më pas ka qëndruar në zemër. Klodjan Rasha nuk ka asnjë goditje me armë në kokë.

Pistoleta që dyshohet se i përket Klodian Rashës, të vrarë mëngjesin e 8 dhjetorit 2020, nga punonjësi i policisë, Nevaldo Hajdaraj, mësohet se është një armë zjarri sportive që shitet në tregun shqiptar,kundrejt shumës prej 120 mijë lekë të vjetra.

“Shqiptarja.com” mëson se arma e gjetur në pellgun e ujit, është një pistoletë tip “Zoraki” që klasifikohet në armët e zjarrit sportive mirëpo se në çfarë rrethana doli kjo armë zjarri pas vrasjes së Klodjan Rashës, hetuesit vijojnë punën për të zbuluar shkaqet dhe autorësinë se kujt i përket kjo armë.

Arma tip “Zoraki”, kishte një fishek në folenë e qitjes dhe dy fishekë në karikator. Nisur nga kjo situatë, grupi hetimor ka kërkuar kryerjen ekspertimit të ADN-së, duke marrë profile pështyme nga viktima Klodjan Rashës, efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj dhe nga punonjësi i policisë, që arriti të gjejë armën, polici me inicialet F.A.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne