Nis seanca gjykuese në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK

Ish- drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi u paraqitën sërish sot para gjykatës në Hagë.

Seanca filloi rreth orës 11:40 dhe pritet që palët të njihen mbi ecurinë e çështjes.

Momentalisht fjalën po e mban prokurorja e cila u shpreh: “Në lidhje me procesin e nxjerrjes së materialeve deri tani prokuroria i ka dorëzuar 1309 materiale potencialisht shfajësuese, dhe kemi bërë nxjerrjen e materialeve mbështetëse, në gjuhën shqipe dhe angleze. Kemi nxjerrë edhe deklarata nga të akuzuarit.

Materialet në bazë të rregullës 102/1, prokuroria ka nxjerrë 1764 dokumente, duke marrë parasysh dokumente që kanë probleme teknike. Po kryejmë kontrolle të hollësishme për t’i hequr të gjitha vështirësitë teknike”, tha prokurorja.

“Paketa është dorëzuar që në 10 dhjetor, por për shkak të probleme teknike marrësve nuk është dorëzuar një njoftim elektronik. Sa i përket llojit të materialit Prokuroria është përpjekur të japë një përshkrim domethënës”, shtoi ajo./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne