Ekstremistët e djathtë izraelitë festojnë vdekjen e fëmijës palestinezë 18 muajsh

Një grup ekstremistësh të djathtë në Izrael, kanë festuar vdekjen e një fëmije 18 muajsh palestinezë, i cili u vra në korrik të vitit 2015. Këtë festë ata e bënë kur familja e fëmijës së vdekur u largua nga salla e gjyqit.

Në korrik të vitit 2015, fëmija 18-muajsh, Ali Saad Dawabsha, e kishte humbur jetën si rezultat i bastisjes së shtëpive nga ekstremistët e djathtë të Izraelit. Pas disa javësh, humbën jetën edhe nëna dhe babai i foshnjës, Riham dhe Saad Dawabsha, të cilët u lënduan rëndë në atë sulm. Fëmija tjetër i tyre, Ahmed Dawabsha, 5 vjeç, mbijetoi me lëndime dhe duhej të trajtohej për muaj të tërë.

BROHORITJE TË SHËMTUARA NGA GRUPI RACIST

Ndërsa xhaxhai dhe gjyshi i fëmijës së vrarë, Nasr dhe Hussein Dawabsha dolën nga gjykata, grupi i ekstremistëve të djathtë izraelit filluan të qeshin dhe të brohorasin “Ku është Aliu”, “Aliu ka vdekur”, “Aliu është në skarë”, ndërsa rreth 20 polic që gjendeshin aty, nuk ndërhynë në asnjë formë ndaj këtyre brohoritjeve. Ndërsa familja Dawabsha kishin shkuar në gjykatë për një vendim lidhur me pranueshmërinë e rrëfimeve të të dy të dyshuarve që morën pjesë në sulmin e vitit 2015.

‘VENDET E TYRE JANË KOPSHTI ZOOLOGJIK’

Në një intervistë për ‘The Times of Israel’, Nasr Dawabsha tha se: “Këto brohoritje raciste dhe barbare tregojnë se vendet e tyre natyrore janë kopshti zoologjik”, duke shtuar se: “Po të festonte një palestinezë vdekjen e një qytetari izraelit në këtë mënyrë, ai do të dënohej rëndë nga autoritetet.” Nasr gjithashtu shtoi se qëndrimi i policisë ishte në drejtim të mbrojtjes së grupit racist.

Në muajin janar të vitit 2016, Amiram Ben-Uliel, në vendbanimin e Bregut Perëndimor në veri perëndim të Shilos, ishte fajësuar me akuzat për pjesëmarrje në sulmin e vitit 2015, ku mbetën të vrarë tre persona si dhe për bastisje dhe konspiracione.

Ndërsa në një deklaratë të bërë të martën nga delegacioni i gjyqtarit, u tha se pohimi i një bashkëfajtori të ri anonim, ishte pohim i bërë nën presion. Gjykata gjithashtu vendosi të anuloj rastin me arsyetimin se disa nga pohimet e Ben-Uliel kanë qenë të ekspozuara ndaj torturës së Shin Bet-it. Por sipas raportit të Jerusalem Post, u raportua se krimi i ‘riorganizimit të skenës së krimit’ që është prova më e rëndësishme në lidhje me Ben-Uliel, do të vazhdoj të përdoret kundër tij në gjykatë, sepse kjo shprehje është përdorur 36 orë pas torturës së bërë ndaj tij.

Shin Bet është një nga tre organizatat kryesore të inteligjencës së Izraelit, së bashku me Amanin dhe Mossadin.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne