Kuriozitete Rajoni

Elmi Berisha humb busullen si Xhaferri simiten! Do Kurtin qe te shohi nga Jeruzalemi dhe jo nga Evropa

Kryetari me muskuj dhe pak tru i Federates Vatra ne SHBA, nje organizate e dale jashte mode i ka bere apel kryeministrit te Kosoves Albin Kurtit qe te coj ambasaden e Kosoves ne Jeruzalem, duke u vene Kosoven ne konflikt me Turqine, Lidhjen Arabe dhe Bashkimin Evropian.

Elmi Berisha eshte produkt i kapitalizmit te eger amerikan. Nje allishverishxhi i pakedukuar kosovar qe ecen me muskuj dhe me bark dhe jo me tru. Me poshte eshte deklarata xhahile e Elmiut te Berisheve:

 

DEKLARATË E FEDERATËS PANSHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA

 

 

VATRA: KOSOVA NUK KA KOHË PËR HUMBUR PËR HAPJEN E AMBASADËS NË JERUZALEM

Kosova nuk ka rrugë tjetër përveçse ta hapë sa më parë ambasadën pranë asaj Amerikane në Jeruzalem….

New York, 3 Mars 2021- Federata Panshqiptare e Amerikës “VATRA” po i ndjek me vëmendje dhe shqetësim presionet që po i bëhen kandidatit fitues  për Kryeministër të Kosovës z. Albin Kurti. Urimi dhe Thirrja e Kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu: Të pres në Izrael për të inauguruar Ambasadën në Jeruzalem; përballë kundërshtimeve të ashpra të Turqisë, Palestinës,si dhe të Lidhjes Arabe, apo dhe të Bashkimit Europian, nuk kanë pse e konfuzojnë as ta frikësojnë Kosovën, qeverinë e pritshme të saj, institucionet shtetërore apo klasën politike!

Shteti i ri Kosovës nuk ka më kohë të eksperimentojë tërheqjen pas marrëveshjes së 4 shtatorit 2020 në Washington nën kujdesin e Presidentit amerikan Donald Trump dhe të nënshkrimit të marrdhënieve diplomatike me Izraelin me 1 Shkurt 2021.

Bashkimi Europian ka pasë mjaftushëm kohë për ta ndihmuar Kosovën në integrimin e saj, por ka zgjedhur izolimin e shtetit të ri, duke mos e lejuar as të udhëtojnë në Europë qytetarët e Kosovës, siç ka bërë me agresorin e Kosovës, Serbinë- e përkëdhelura e Brukselit.
“VATRA” e mirëkupton Kurtin në lëvizjet e  tij për të fituar kohë për t’u përballur me presionin e BE-së, por vonesa nuk është në favor të tij dhe qeverisë së pritshme, as të qytetarëve të Kosovës. Ishte pozitive deklarata e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës Kurti se “… vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit është e rëndësishme dhe “mundësi e mirë për zhvillim”, ndërsa deklarata e 1 marsit 2021 gjatë takimit me ambasadorin turk në Prishtinë, Çağri Sakar, se :”.. do ta shqyrtoj çështjen se në cilin qytet do të vendoset Ambasada, në Tel Aviv apo Jerusalem…”, krijon dyshime e mëdyshje.Vendime të tilla, natyrisht që duan kohë për t’u peshuar, por dita e mirë duket që në mëngjes. Washingtoni ka kërkuar qartazi që ambasada duhet hapur në Jeruzalem. Atje është edhe ambasada e Shteteve të Bashkaura të Amerikës. Administrata e re amerikane e dha “vizën” dhe fondet për qëndrimin e ambasadës amerikane në Jeruzalem. Kaq mjafton.

Në dilemën të dëgjojë Amerikën , që i kërkon ta hapë ambasadën në Jeruzalem, përballë Europës kërcënuse: Jo në Jeruzalem, por në Tel Aviv!- Kosova duhet ta peshojë me balancën e prakticitetit dhe diplomacisë se kujt do t’i thotë ”PO” dhe kujt’JO”, por logjika dhe praktika diplomatike ndërkombëtare e shkarkon Kurtin nga përgjegjësia e PO-së sepse vendimin e kanë marrë paraardhësit e tij dhe së dyti- vendin se ku do të vendoset ambasada e Kosovës në Izrael i takon shtetit pritës dhe jo Kosovës.
Kosovë, mos humb kohë! Thuaj “PO” ftesës së kryeministrit Netanjahu!

Për Krysinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës

KRYETARI

ELMI BERISHA

New York, 03/03/2021

 

OPINIONE