Emërohet ambasador i ri i BE-së në Shqipëri, kush është Silvio Gonzato që do të pasojë Christiane Hohmann

Silvio Gonzato është nominuar si ambasador i BE-së në Shqipëri, i cili merr zyrtarisht detyrën më 1 dhjetor 2023 duke zëvendësuar Christiane Hohmann.

Gonzato ka shërbyer më parë si Zëvendës Ambasador i Delegacionit të BE-së në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.
Ai ka shërbyer më parë si Drejtor për marrëdhëniet ndërinstitucionale, koordinimin e politikave dhe diplomacinë publike në EEAS./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne