Emigrantët nga Eritrea protestojnë në Izrael, policia përdori municion të vërtetë

Të paktën 27 policë dhe dhjetëra demonstrues u plagosën gjatë trazirave që shpërthyen në protestat e emigrantëve nga Eritrea në Tel Aviv ku policia izraelite përdori municion të vërtetë gjatë ndërhyrjes.

Qindra azilkërkues nga Eritrea që jetojnë në Izrael dolën në rrugë për të protestuar kundër ngjarjes së organizuar nga Ambasada e Eritreas.

Demonstruesit, të cilët thyen barrierën e policisë, u përleshën me policinë izraelite, e cila i pengoi demonstruesit të arrinin në ambasadën e Eritresë.

Policia ndërhyri duke përdorur gaz lotsjellës, topa uji dhe municion të vërtetë.

Në një deklaratë me shkrim nga policia izraelite thuhet se protestuesit kanë dëmtuar dyqanet dhe automjetet e policisë aty pranë.

Të paktën dy demonstrues nga Eritrea u arrestuan.

Sipas burimeve spitalore, mediat izraelite raportuan se gjatë ndërhyrjes së policisë janë plagosur 52 azilkërkues, gjashtë prej tyre në gjendje të rëndë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne