Ndryshon ligji për çekun e bebeve, s’ka më pagesa për fëmijët e emigrantëve

Bonusi i bebeve nuk do të jepet më për ato familje që jetojnë jashtë territorit shqiptar. Qeveria ka kërkuar nga parlamenti ndryshimin e ligjit duke propozuar që kjo e drejtë të jetë vetëm për rastin kur prindërit jetojnë në Shqipëri.

Me argumentin se emigrantët përfitojnë nga ligjet e vendeve ku jetojnë shtohet se nëse ky propozim nuk miratohet atëherë ata marrin përfitime të dyfishta.
Nga ana tjetër thuhet se: Qëllimi i nismës është që të mbështesë familjet, të cilët jetojnë dhe kontribuojnë në Republikën e Shqipërisë, duke i dhënë atyre një shpërblim financiar për të përballuar shpenzimet e lidhura me sjelljen në jetë të fëmijëve. /tpz

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne