Ambasada e Rusise i pergjigjet ambasades amerikane ne Tirane

Koment i Ambasadës mbi publikimin e përfaqësisë diplomatike amerikane në lidhje me pasojat e ndërprerjes sё të ashtuquajturës “marrëveshja e grurit”

Tërhoqi vëmendjen tonё publikimi tendencioz i Ambasadës së SHBA-së në Shqipëri, e cila akuzon Rusinë për situatën e krizës që u formua në tregun global të ushqimit. Vendit tonë i ngarkohet përgjegjësia për “urinë globale”, “kundërshtimin” e eksportit të grurit ukrainas në vendet më të varfra të botës, si dhe pёr rritjen ektreme të çmimeve botërore të ushqimeve, gjё qё gjoja u shkaktua ekskluzivisht nga vendimi i marrë në Rusi për të mos zgjatur të ashtuquajturën “marrëveshje e grurit”. Në lidhje me këtë, do të donim të shënonim sa vijon.

Gjatë funksionimit të Iniciativës së Detit të Zi, u eksportuan gjithsej 32.8 milion ton ngarkesë, nga të cilat më shumë se 70% (26.3 milion ton) u dërguan në vendet me nivele të larta dhe tё mesme tё larta tё tё ardhurave, përfshirë shtetet anëtare tё BE-sё. Pjesa e vendeve të varfra dhe më të varfra, në veçanti Afganistani, Etiopia, Jemeni, Sudani dhe Somalia, u furnizua me më pak se 3%, duke shёnuar një total prej 922,092 ton, dhe jo me “gjysmën e grurit të eksportuar ukrainas”, siç këmbëngul Ambasada e SHBA-së.

Diplomatët amerikanë, duke akuzuar në mënyrë të pabazë Rusinë për një rritje ekstreme të çmimeve të ushqimeve, nuk flasin për atë fakt se dinamika e indekseve të bursave gjatë muajit të parë pas ndërprerjes së Nismës së Detit të Zi (BSI) tregon mungesën e luhatjeve të mprehta të çmimeve për produktet e grurit në botë. Menjëherë pas njoftimit nga Rusia më 17 korrik të këtij viti pёr ndërprerjen e Nismës së Detit të Zi, në tregun e grurit u vu re një rritje e jokonsiderueshme çmimesh. Megjithatë, që ditën tjetër çmimi i grurit ra. Treguesit e çmimeve agregate për kategoritë kryesore të produkteve bujqësore në përgjithësi janë të krahasueshme me nivelin e vitit 2021.

Ekspertët nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) vërejnë gjithashtu se çmimet e ushqimeve filluan të rriten edhe para fillimit të operacionit special ushtarak rus në Ukrainë dhe shpjegojnë këtë fakt me probleme në zinxhirët e furnizimit të burimeve të energjisë dhe pajisjeve bujqёsore, rendimentet e ulëta dhe theksin në bujqësinë monokulturore. Sanksionet antiruse të Perëndimit vetëm acaruan tendencat negative në këtë fushё.

Theksojmë: vendi ynë është edhe më tej gati në mënyrë të pavarur dhe, ndër të tjera, pa pagesë, të vazhdojë furnizimin e vendeve më të varfra të botës me plehra kimike ruse dhe produkte ushqimore, pavarësisht përfundimit të të ashtuquajturës “marrëveshje e drithit”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne