Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Qendrore e Statistikave të Izraelit (CBS), numri i qytetarëve që kanë lënë vendin është rritur me rreth 50% gjatë periudhës 2022–2024, në krahasim me vitet e mëparshme — një shifër që, sipas gazetës Haaretz, reflekton tendencën më të fortë të emigrimit në dekadën e fundit.
Të arsimuarit po largohen
Raporti thekson se emigrantët e rinj janë, në përgjithësi, më të arsimuar sesa mesatarja e popullsisë së brendshme. Kjo nënkupton një ikje të trurit që mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta në zhvillimin e ardhshëm ekonomik dhe teknologjik të vendit.
Arsyet: ekonomi, kosto jete dhe tensione politike
Sipas analizës, shkaqet kryesore që i shtyjnë qytetarët të largohen përfshijnë:
• vështirësitë ekonomike dhe inflacionin,
• rritjen e çmimeve të jetesës,
• si edhe polarizimin politik dhe shoqëror që u thellua ndjeshëm pas ngjarjeve të vitit 2023.
Këto faktorë kanë krijuar një ndjenjë të përgjithshme pasigurie dhe mosbesimi në të ardhmen, veçanërisht në mesin e të rinjve dhe profesionistëve.
Destinacionet më të kërkuara
Shumica e atyre që emigrojnë nga Izraeli po vendosen në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Evropën Perëndimore dhe Australi vende që ofrojnë stabilitet ekonomik dhe klimë sociale më të qetë.
Krizë e identitetit dhe e premtimit të themelimit
Pamjet e qytetarëve që largohen nga Izraeli në mes të krizave politike dhe ushtarake kanë ringjallur një debat të ndjeshëm në opinionin publik izraelit:
A po humbet Izraeli premtimin e tij themelues të qenit një vend i sigurt për hebrenjtë e botës?
Në një kohë kur vendi përballet me tensione të brendshme dhe me sfida të jashtme të vazhdueshme, kjo valë e re emigrimi ngre pikëpyetje serioze për të ardhmen demografike dhe politike të Izraelit./kohaislame


















