Të pacipët: parlamentarë shqiptarë, krah nazizmit nr. 2 në Lindjen e Mesme!

Politika shqiptare ka shënuar një tjetër akt të turpshëm, atë të krjimit të një grupimi deputetësh nga dy kahjet për të qenë mbështetës të Izraelit, quajtur zyrtarisht si grupi i Aleatëve të Izraelit. Pra, në vijimin e një ndërgjegjësimi botëror se ç’përfaqëson ky shtet i sajuar dhe kriminal, si dhe një distancim e bojkoti botëror ndaj tij, pas dy vitesh gjenocid në Gaza, një grup parlamentarësh shqiptarë zgjedhin të jenë të pacipë duke u rreshtuar krah nazistëve nr. 2 që shkaktuan në dy vite një Holakaust nr. 2, me të njëjtën ideologji supremaciste që nazistët ushtruan terror ndaj hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore. Por të dytët, shndërruar si persekutorët e tyre, janë njëherësh dhe pushtues, me një pushtim që vijon akoma.

Po kush janë këta emra që i kanë vënë vetes vulën e turpit?

Për t’u keqardhur që mes tyre është dhe një historian, i cili së paku ka tentuar të bëjë diferencën deri më tani në jetën e re parlamentare, Erald Kapri. Pra, nëse të tjerët nuk përbëjnë befasi – fjala vjen, ç’befasi përbën Gazmend Bardhi, një anektodik në politikë, pra qesharak –  prania aty e atij që vërtet e di se ç’po bën, edhe si historian, pra Erald Kaprit, është vërtet shokuese e zhgënjyese.

Ata janë:

Romina Kuko nga PS dhe Gazment Bardhi nga PD, si bashkëkryetar të grupit.

Anëtarët:

– Iris Luarasi – PS

– Agron Gjekmarkaj – PD (nënkryetar)

– Ina K. Zhupa – PD

– Bledjon Nallbati – PD

– Erald Kapri – Mundësia

– Elda Hoti – PD

– Erion Malaj – PS

Dhe ja ç’shkruan media izraelite, më saktë Jerusalem Post, për këtë zhvillim në jetën parlamentare shqiptare:

“Shqipëria është bërë kombi i 64-të që i bashkohet grupit të avokimit të Fondacionit të Aleatëve të Izraelit dhe vendi nisi Grupin e Aleatëve të Izraelit në Parlamentin e Shqipërisë në Tiranë të hënën.

Grupi parlamentar i ri do të punojë krah për krah me koalicionin ndërkombëtar të grupeve parlamentare pro-Izraelit për të çuar përpara ‘diplomacinë e bazuar në besim’ duke forcuar njëkohësisht mbështetjen për Izraelin.

Kryesuar nga Romina Kuko e Partisë Socialiste dhe Gazment Bardhi i Partisë Demokratike, grupi parlamentar shënon një iniciativë të rrallë ndërpartiake që pasqyron historinë e gjatë të mbështetjes së Shqipërisë për popullin hebre dhe Izraelin.

‘Është një nder i madh të jem pjesë e këtij momenti, duke shënuar një kapitull tjetër në miqësinë dhe bashkëpunimin e gjatë midis Shqipërisë dhe Izraelit’, tha Kuko. ‘Fakti që ky grup përfshin përfaqësues si nga shumica ashtu edhe nga opozita mbart një kuptim të fortë simbolik, duke reflektuar angazhimin tonë të përbashkët kombëtar dhe marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy popujve tanë.’

Bardhi tha se ishte një nder të shënohej një kapitull i ri në miqësinë e qëndrueshme midis Shqipërisë dhe Izraelit.

‘Kjo iniciativë pasqyron vlerat tona të përbashkëta dhe lidhjet e thella historike’, tha ai. ‘Shpëtimi i hebrenjve nga Shqipëria gjatë Luftës së Dytë Botërore mbetet një simbol krenar i humanitetit dhe guximit tonë. Përmes kësaj platforme, ne forcojmë partneritetin tonë në promovimin e paqes, bashkëjetesës dhe dinjitetit njerëzor.’

Anëtarët pjesëmarrës të Parlamentit nënshkruan Rezolutën zyrtare për Grupin Parlamentar të Aleatëve të Izraelit gjatë ceremonisë së hapjes të hënën.

‘Diplomacia e bazuar në besim vazhdon të bashkojë udhëheqësit rreth vlerave të përbashkëta biblike. Jemi krenarë që e mirëpresim Shqipërinë në rrjetin tonë global në një moment kur qëndrimi me Izraelin është më i rëndësishëm se kurrë’, tha Josh Reinstein, president i Fondacionit të Aleatëve të Izraelit.

Dhe siç potencon TRT Ballkan, ky grupim do mbështesë dhe Jerusalemin si kryeqytet hebre.

Duke iu rikthyer Erald Kaprit, ky më mirë se kushdo prej atyre kolegëve më të cilët ka dalë në foto, si i rreshtuar krah Izraelit, e di që do vijë një ditë kur si ai e si të tjerët aty, do donin që ajo mos bëhej publike, të ishte e harruar. Por nuk ka gjasë ta kenë këtë fat. /tesheshi.com/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne