EMRAT/ Atentat në Dukagjin, vritet babai dhe plagoset i biri. Forca të shumta policie “blindojnë” zonën

Një i vdekur dhe një i plagosur raportohen në Dukagjin të Shkodrës. Sipas informacioneve Zef Guri ka mbetur viktimë dhe Gjin Guri, i plagosur rëndë. Mësohet se ata janë babë e bir.

Forca të shumta policie janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të nisur hetimet paraprake rreth kësaj ngjarje të rendë, që ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku dhe rrethanat mbeten të paqarta.

Autori është larguar në drejtim të paditur. Mësohet se Gjin Gurit në nëntorin e vitit 2021 i është vendosur një sasi tritoli tek lokali i tij në Shosh.

Në vitin 2015, Gjin Guri ka shkëmbyer zjarr me policinë në një aksion anti-kanabis në zonën e Dukagjinit, pasi Guri dyshohej si kultivues i bimëve narkotike dhe për të shmangur kontrollet në qëlloi drejt efektivëve.

Ai u arrestua nga policia në banesën e tij në fshatin Shosh, pas operacioni të koduar “Bjeshkët” nga forcat e rendit dhe FNSH, ndërsa akuzohej për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve” dhe “Kanosje”.

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne