Policia e Durrësit ka zbardhur djegien e një automjeti që ndodhi dy javë më parë, duke identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar. Bëhet fjalë për shtetasin Emilian Basha, 32 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se ka djegur automjetin e shtetasit G. Gj. më datë 13 shkurt 2025, në lagjen nr. 10 të qytetit.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis. Autoritetet e kanë vënë në pranga E. B., dhe materialet janë dërguar për procedim të mëtejshëm.
“Zbardhet djegia e një automjeti, 2 javë më parë. Policia identifikon, kap dhe vë në pranga autorin e dyshuar.
Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis që u gjet në banesën e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e djegies së një automjeti, kanë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autorin e dyshuar, shtetasin:
- B., 32 vjeç, banues në Durrës.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 13.02.2025, në lagjen nr.10, Durrës, ka djegur automjetin e shtetasit G. Gj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton policia./BW