Erdogan dhe Putin dakordohen për bashkëpunim të ngushtë për çështjen e Sirisë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe Presidenti i Federatës së Rusisë, Vladimir Putin zhvilluan një bisedë telefonike.

Në komunikatën e lëshuar nga Departamenti i Komunikimeve të Presidencës, thuhet se të dy liderët krahas çështjeve dypalëshe i bënë një vlerësim zhvillimeve të fundit në Libi, ndërsa konfirmuan mbështetjen e tyre për paqen dhe stabilitetin e këtij vendi.

Presidentët Erdoan dhe Putin u dakorduan për të vazhduar me bashkëpunimin e ngushtë për gjetjen e zgjidhjes krizës në Siri në kuadër të procesit të Astanës./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne