Erdogan: Jemi të vendosur të luftojmë edhe me terrorizmin e armatosur, edhe me atë ekonomik

Duke iu referuar sulmeve ekonomike të ditëve të fundit, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha: “Sa të vendosur që jemi në zhdukjen e terrorizmit të armatosur, aq të vendosur jemi edhe në zhdukjen e terrorizmit ekonomik”.

Presidenti dhe njëkohësisht Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) iu drejtua popullit në mitingun në lagjen Kaëthane (Kağıthane) të Stambollit.

Ai tha se Turqisë nuk i ka mbetur asnjë lidhje me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe shtoi: “Nuk kemi lidhje me FMN, borxhin e paguam dhe s’kemi më punë me të”.

Erdoan iu referuar atyre që përpiqen ditët e fundit ta vejnë Turqinë me shpatulla për muri nëpërmjet ekonomisë dhe tha: “Qoftë brenda, qoftë jashtë, nuk do t’i falim kurrë ata që u’a kanë vënë sytë punës, mundit e ushqimit të këtij populli. Sa të vendosur që jemi në zhdukjen e terrorizmit të armatosur, aq të vendosur jemi edhe në zhdukjen e terrorizmit ekonomik”.

Shefi i qeverisë turke u shpreh edhe në lidhje me Sirinë.

“Gjëja e parë pas zgjedhjeve, do të zgjidhim patjetër çështjen e Sirisë, në mos në tryezë, në terren” tha ai.

“Me hapat që do të hedhim, pas zgjedhjeve, pra duke filluar nga dita e hënë, do të vihemi në veprim me një energji tjetër” tha Presidenti Rexhep Tajip Erdoan./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne