“Njohja e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit nuk do të ngelet pa përgjigje.” Vetëm Turqia është në gjendje ta thotë një gjë të tillë. Kush je ti që kërcënon Turqinë në emër të SHBA-së, Izraelit? I kemi parë agjentët tuaj në politikë, në botën e biznesit, në qarqet intelektuale, në media

nga Ibrahim Karagul.

Kohë pas kohe njerëzit e kanë kërcënuar Turqinë në emër të të tjerëve me një dorë të hekurt nën një dorashkë kadifeje. Kemi parë shumë njerëz që kërcënojnë Turqinë, kombin, atdheun, shtetin, të kaluarën dhe të ardhmen tonë në emër të forcave, qarqeve që ata kujtojnë se u përkasin, ku në emer te interesave dhe prioriteteve të tyre ata tregojnë besnikëri.

Ne kemi parë një pjesë të tyre të ndërhyjnë në pozitat më të larta shtetërore për tu emëruar në pozicione kyce. Kemi parë persona te tillë që nuk kanë asnjë lidhje me këtë vend, të cilët punojnë në emër të qarqeve shumëkombëshe, të cilët mbi këtë shtet venë interesat dhe fitimet e tyre dhe jo interesat e këtij kombi.

I pamë ata në politikë, media, inteligjencë, diplomaci, botën e biznesit …

Ne i pamë ata njerëz në politikë, në botën e biznesit, në qarqet intelektuale, në media, në inteligjencë dhe në diplomaci. Dhe ne do të shohim edhe më shumë prej tyre.

Ata që sot i nënvlerësojnë kërcënimet në rritje në lindje të Eufratit, do të paraqiten para nesh si njerëz të tillë nesër. Ata që sot bashkëpunojnë me qarqet shumëkombëshe për të ndalur marshimin e madh të Turqisë, të cilët e mbulojnë këtë nën maskën e opozitës së pafajshme, do të paraqiten para nesh si njerëz të tillë nesër.

Ata që sot veprojnë në bazë të prioriteteve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe Organizatës Terroriste të Fetullahut (FETÖ), dhe veprojnë brenda autoriteteve shtetërore dhe brenda mesit të njerëzve, do të paraqiten para nesh si njerëz të tillë nesër.

Ata që sot kërkojnë strehim nën identitete të tjera sepse nuk mund të veprojnë hapur në emër të PKK-së, ata të cilët u bënë zëvendësues të FETÖ-s, do të paraqiten para nesh në të njëjtën mënyrë nesër. Ata që sot fshehin terroristët e PKK-së në listat e tyre të kandidatëve për kryetar bashkie, do të dalin nesër para nesh në mesin e ndërhyrjeve të reja shumëkombëshe.

Pse jeni kaq të shqetësuar nga sistemi raketor S-400?

Do të ketë gjithmonë nga ata që publikojnë tituj të tillë si “NATO është e shqetësuar” pasi Turqia refuzon të blejë sisteme të mbrojtjes ajrore nga SHBA. Do të ketë gjithmonë nga ata që thonë, “NATO duhet të shkojë në juglindje”, nga ata që thonë, “NATO duhet të marrë kontrollin e Mesdheut Lindor”, dhe nga ata që do të përpiqen të riorganizojnë Turqinë në emër të SHBA-së, Izraelit dhe BE-së.

Ata që bëjnë kërcënime në lidhje me hapat që Turqia ka marrë për të thyer embargon ushtarake të teknologjisë perëndimore, të cilët thonë, “Mos guxoni të blini S-400 se pasojat do të jenë të rënda”, nuk e thonë këtë nga frika personale që kanë. Ata flasin në emër të qarqeve të cilave u përkasin, ndaj të cilave varen dhe që u shërbejnë.

Kundërshtimet e ish-ambasadorit të Turqisë Namik Tanit në Uashington, janë të këtij lloji. Ato nuk janë projeksione apo paralajmërime diplomatike. Kjo është një përpjekje për ta përshtatur këtë vend për “aksin SHBA-Izrael”, me të cilin ai është i afërt.

Një shikim lobit që e bëri Namik Tanin ambasador në Izrael, SHBA

Unë nuk jam i fare i suprizuar nga Namik Tan, i cili u përball me fjalë të ashpra me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan. “Ju jeni duke tradhëtuar. Pra, doni të jetoni jashtë këtij kombi, të jeni ambasador dhe më pas të bëni një deklaratë të tillë të një modeli të pasjellshëm. Para së gjithash, a është ai vendi juaj? Kush jua jep të drejtën të thoni një gjë të tillë vetëm sepse keni qenë ambasador dhe thjesht sepse jeni në pension?”

Në vend që të habitem, do ti drejtohesha lobeve që e drejtuan atë për në ambasadën izraelite, ambasadën e SHBA-së. Pse? Më lejoni tju kujtoj dicka.

Ndodhi vite më parë. Izraeli po sulmonte Libanin. Operacionet e fshehta u kryen më 28 shkurt në kontekstin e marrëveshjeve të fshehta Turqi-Izrael. Kishte disa raportime shumë serioze se disa njësi speciale punonin së bashku me Izraelin. Kur e përmenda këtë, Namik Tan shfaqi një reagim të fortë. Në atë kohë ai ishte zëdhënsi i Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ishte 15 shtator 2006.

Ai ishte i shqetësuar për Izraelin

Një reagim i tillë nga një zëdhëns ishte i natyrshëm dhe i domosdoshëm. Kjo është ajo që duhej të bënte. Por reagimi i tij ishte më shumë në mbrojtje të Izraelit sesa të Turqisë. Ishte më se e qartë se shqetësimi i tij ishte për Izraelin. Unë kam qenë jashtëzakonisht i shqetësuar. Ai na telefonoi dhe ne ramë dakord që deklaratën ta publikonim. Një orë pas telefonatës, ai po merrej me Anadolu Agency, agjencinë publike të lajmeve të Turqisë, e cila do ti publikonte deklaratën e tij ekstreme.

Përgjigja ime e parë ndaj reagimit ishte: “Namik Tan mundet që të emërohet në Izrael si ambasador …” Kjo ishte pikërisht ajo që ndodhi. Sepse ndjeshmëritë dhe prioritetet e Tanit në lidhje me Izraelin kanë tërhequr gjithmonë vëmendjen time. Ndërkohë, në 29 shtator ai u emërua ambasador. Arsyeja që qendronte pas shqetësimit dhe zemërimit ekstrem u zbulua.

Ai sot e drejton gishtin e tij tek Turqia për SHBA-në, Izraelin!

Më 31 tetor 2006, shkrova në një artikull të titulluar “Pse të kem shumë qëllime të këqija”, “Unë ende i qëndroj mendimit se metoda e Tanit për mohimin e deklaratave në fjalë dhe shqetësimi i tij i çuditshëm lidheshin më shumë me karrierën e tij personale sesa kishin të bënin me politikën e jashtme të Turqisë. Duket se ai tashmë kishte bërë përpjekje të mëdha për të vendosur marrëdhënie të mira me Izraelin, madje edhe para se të emërohej! ”

Më vonë Tan u bë ambasador i Turqisë në Uashington. Më kujtohet kur thërriste: “Oh jo!”, ndërkohë që unë dëgjoja lajmet.

Ai është i njëjti Tan që sot po e drejton gishtin e tij nga Turqia në emër të SHBA-së, në emër të mikut të tij, Izraelit, dhe në emër të qarqeve të tyre të përbashkëta. Ai po bën kërcënime të tilla si, “Mos guxoni të blini rusin S-400s.” Ai e thotë këtë nën identitetin e tij diplomatik. A do ta marrim këtë si urtësi diplomatike? Apo si veprime prej një zëdhënësi të agjendave të tjera? Unë personalisht e vërejta këtë në vitin 2006. Që nga ajo kohë e kam parë gjatë, dhe pozicioni i tij në mendjen time është mjaft i qartë.

Pavarësisht nga identitetet e tua politike, kryesorja është se në cilën anë të historisë qëndroni.

Le të hedhim një vështrim se çfarë ndodhi pas kësaj. Le të shohim se çfarë ndodhi pas sulmit që synonte ndarjen e këtij vendi nëpërmjet FETÖ-s. Le të shohim tek ata që veprojnë në emër të PKK-së dhe që e maskojnë këtë me një identitet konservativ. Le të shikojmë tek qarqet e stisura që duan të ndalin marshimin e madh të Turqisë nga brenda vendit.

Le të shohim tek mendja dhe vullneti që mbledh identitete te ndryshme politike nën një çati të vetme për zgjedhjet lokale të 31 marsit dhe që e ka shndërruar atë në një front të përbashkët. Le ti hedhim një sy axhendës së re, qëllimi politik i së cilës është që në asnjë mënyrë të forcohet Turqia.

Le të shohim sulmet shumëkombëshe të kontrolluara nga jashtë që përshtaten për të dobësuar shtyllën kurrizore të Turqisë, duke e lënë atë të pambrojtur. Le të shohim nga brenda grupimet që janë paralele me këto sulme.

Le të shohim në këtë kontekst ata që kanë marrë pozicione në politikë, burokraci, botën e biznesit, mediat dhe organizatat joqeveritare. Nëse nuk shohim tek ata sot, nesër do të përballemi me surpriza të mëdha.

Pavarësisht identiteteve tuaja politike, është pozicioni juaj në histori ai që ka rëndësi.

Aksi i Turqisë është një identitet i vetëm politik

Kjo vlen për rajonin dhe Turqinë. Pavarësish realiteteve tuaja konjukturore, pavarësisht nga punët dhe interesat tuaja, nga irritimet dhe objektivat tuaja, pavarësisht nga identiteti juaj etnik, e rëndësishme është se ku qëndroni në historinë politike.

Nëse keni vepruar në këtë rajon me pasurinë dhe genin historik politik-formues për një mijë vjet dhe nëse sot jeni në aksin e Turqisë, ju i përkisni këtij vendi, ju jeni e kaluara dhe e ardhmja e këtij vendi.

Nëse nuk jeni aty, nëse keni miq dhe partnerë të tjerë, nuk mundet asnjëherë që të jeni vendasi. Tani është koha për të hedhur një sy të mirë dhe të shohim se ku qëndroni. Tani është koha t’i kushtohet vëmendje kujtdo që po qëndron aty dhe me kë.

‘Do të ketë një përgjigje për Jeruzalemin.’ Vetëm Turqia do ta thoshte një gjë të tillë.

Mbrëmjen e kaluar, ndërsa fliste për Haja Sofian, ndër të tjera Presidenti Erdogan tha: “Ti do ta pranosh Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit. Sot duhet të ketë një përgjigje për këtë …”

Nuk ka vend tjetër përveç Turqisë që mund ta thotë një gjë të tillë. Nuk kishte asnjë në të kaluarën, dhe nuk do të ketë asnjë në të ardhmen. Kjo është Turqia, kjo është ajo se cfarë do të thotë të jesh vendas, kjo është tradita mijëvjeçare politike dhe gjenetike.

Pavarësisht nga qarqet e juaj politikë, ky është identiteti i vërtetë politik. Kjo është ajo se ku po qëndrojmë. Ne kurrë nuk do të lejojmë ata që përcaktojnë një pozicion tjetër përveç këtij për të kërcënuar Turqinë, këtë komb./yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne