Erdogan: Jerusalemi është vijë e kuqe, kauzë e përbashkët e të gjithë myslimanëve

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të premten se kauza e Jerusalemit është çështje e përbashkët e të gjithëve, jo vetëm e një grusht myslimanëve në Palestinë.

Duke folur në Konferencën 2. të Platformës Ndërparlamentare për Jerusalemin, Erdogani falënderoi në emër të Turqisë dhe kombi turk ‘heronjtë’ që mbështesin nderin e Jerusalemit dhe njerëzimit, mbrojnë dinjitetin e komunitetit, umetit mysliman kundër okupatorëve.

“Jerusalemi nuk është kauzë vetëm për një grusht myslimanë të Palestinës. Kjo është kauza jonë e përbashkët”, tha ai.

“Gjyma e zemrës sonë rreh në Mekë dhe pjesa tjetër në Medinë. Mbi to qëndron si një tyl Jerusalemi”, shtoi presidenti turk.

“Ne e duam këtë qytet të shenjtë, nga ku I Dërguari i Allahut (Profeti Muhamed s.a.v.) u ngit në Miraxh, pa asnjë dallim nga Stambolli, nga Kajroja, nga Bagdadi, nga Meka dhe Medina. Prandaj ne themi që Jerusalemi është vija jonë e kuqe”, theksoi Erdgoani.

Kreu i shtetit turk akuzoi Izraelin se po përpiqet të zhdukë gjurmët e trashëgimisë islame në Jerusalem gjatë 50 viteve të fundit.

“Ti gënjen veten nëse mendon se mund ta shkatërrosh identitetin shpirtëror të Jerusalemit duke transferuar disa ambasada, konsullata atje”, vijoi Erdogani.

“Bombardimi i fëmijëve që luajnë me top përgjatë brigjeve të Gazës është një krim kundër njerëzimit, të paktën po aq i rëndë sa edhe Holokausti”, nënvizoi ai duke tërhequr vëmendjen se me reagimet ndaj veprimeve/sjelljeve të pahijshme të Izraelit nuk ka menduar kurrë të bëjë antisemitizëm./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne