Shqiperia

Reshjet e shiut, përmbytet Vlora

Kushtet e këqija atmosferike kanë shkaktuar probleme në disa qytete të vendit. Reshjet intensive të shiut të rëna gjatë natës kanë krijuar probleme në qytetin e Vlorës.

Disa prej rrugëve të qytetit bregdetar janë gjendur nën pushtetin e ujit.

Po ashtu edhe në port ka patur mjaft vonesa për shkak të përmbytjes së një pjese të kësaj zone.
Gjithashtu ka pasur vështirësi në qarkullimin e makinave./BW

OPINIONE