Erdogan kërcënon Izraelin: Herët a vonë do të paguajë çmimin për këtë gjenocid

Izraeli do të paguajë çmimin për gjenocidin që po ndodh në Gaza, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

“Nuk duhet harruar se Izraeli herët a vonë do të paguajë çmimin për këtë gjenocid që po vazhdon prej një viti. Ashtu si aleanca e përbashkët e njerëzimit ndaloi Hitlerin, (kryeministri izraelit Benjamin) Netanyahu dhe rrjeti i tij i vrasjeve do të ndalet në të njëjtën mënyrë. Ata që vdesin në Gaza, Palestinë dhe Liban këto ditë nuk janë vetëm gra, fëmijë, foshnja dhe civilë të pafajshëm, por edhe njerëzimi dhe sistemi ndërkombëtar”, tha ai.

Sipas mediave të huaja presidenti nënvizoi se dhjetëra mijëra individë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë në Gaza brenda një viti dhe shumë institucione në Gaza, përfshirë spitalet dhe shkollat, janë shkatërruar. “Shumë gazetarë, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe ambasadorë të paqes nuk janë më mes nesh,” tha Erdogan.Presidenti turk gjithashtu shprehu ngushëllime për popullin palestinez dhe libanez për vrasjen e dhjetëra mijëra njerëzve nga qeveria izraelite që nga 7 tetori./shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne