Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, në një takim në Riad me princin e kurorës saudite, Mohammed bin Salman, ka theksuar se veprimet dhe vendimet e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) janë vendimtare në ndalimin e agresionit të vazhdueshëm të Izraelit kundër Palestinës dhe Libanit.
Siç njoftoi Drejtoria e Komunikimeve e Turqis, në takimin me princin bin Salman, presidenti Erdoğan theksoi “rëndësinë e vendimeve dhe veprimeve që do të ndërmerren nga OIC për të ndalur agresionin izraelit”.
Erdogan, i cili ndodhet në Riad në kuadër të samitit të jashtëzakonshëm të përbashkët të OIC-it dhe Ligës Arabe, me princin e kurorës saudite diskutoi çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe marrëdhëniet dypalëshe midis dy kombeve. Presidenti Erdoğan në takim theksoi rëndësinë e unitetit deh solidaritetit midis vendeve muslimane për të ndaluar sulmet e Izraelit ndaj Palestinës dhe Libanit.
“Presidenti Erdogan deklaroi se Türkiye ka nisur një iniciativë për një embargo armësh kundër Izraelit nën OKB-në për t’i dhënë fund agresionit izraelit dhe se përpjekjet për të siguruar mbështetje më të madhe për këtë iniciativë do të vazhdojnë gjithnjë e më shumë”, tha drejtoria turke./AA