Erdogan në Rinas, pritet nga ministri Igli Hasani

Në një postim në rrjetin social X Hasani shkruan: Mirëserdhe në Tiranë President. Ne Rinas kishin dale per ta priitur Erdogan, zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe ministri per Europen e Punet e jashtme Igli Hasani. Sipas agjendës ai pritet të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.

Më pas ai do të ketë një konferencë për mediat me Ramën, ndërsa në orët e pasdites do të marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë.

Agjenda parashikon që kreu i shtetit turk të largohet nga Shqipëria pasdite, ku më pas do t’i drejtohet Beogradit dhe do të zhvillojë disa takime./tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne