Erdogan: Nëse administrojmë mirë disa javë, na pret një tablo e bukur

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se nëse administrohet mirë për disa javë çështja e koronavirusit të tipit të ri (Kovid-19) Turqinë e pret një tablo e bukur.

Erdoan mbajti një fjalim në mbledhjen e “Koordinimit në luftën kundër koronavirusit”, në Pallatin Çankaja (Çankaya) në kryeqytetin Ankara.

“Kemi vënë në jetë masa shëndetësore dhe masa të tjera për të mbajtur nën kontroll sëmundjen dhe vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha Presidenti turk në lidhje me koronavirusin.

Ai u shpreh se ky proces mund të sjellë pasoja ekonomike serioze dhe vijoi me fjalët: “Është e qartë që krahas detyrave që i përkasin shtetit, edhe sektori privat ka përgjegjësitë e tij. Këtë vështirësi do e kapërcejmë bashkë”.

“Me fjalimin drejtuar kombit, që do të bëjmë pas mbledhjes, do të deklarojmë detajet e saj (mbledhjes)”, tha Erdoan./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne