Shqiperia

Rama urdhër administratës shtetërore: Nuk do të përdorni makina për të shkuar në zyrë, kush e shkel i mbahet tre muaj rroga

Kryeministri Rama vijon me ashpërsimin e masave të cilat tashmë kanë prekur edhe administratën shtetërore, atë vendore dhe lokale.

Asnjë punonjës i shtetit sipas Ramës nuk do të përdorë makinë për të shkuar në zyrë nëse punën e kanë të tillë, dhe nëse e shkelin këtë urdhër atëhere do të ndëshkohen me 3 muaj mbajtje rroge.

Në rast përsëritje të shkeljeve atëhere punonjësi i shtetit do të largohet nga puna përfundimisht.

Por ka një përjashtim pasi i bën apel të gjithë titullarëve të institucioneve të çojnë tek ministri përkatës apo kreu i Bashkisë listën e arsyetuar të punonjësve që e kanë të domosdoshme lëvizjen me makinë, me emra. Dhe këtu bëhet fjalë për punonjësit e Ministrisë së Shëndetësisë, Mbrojtjes apo dhe të prefekturave në Bashkitë që e kanë të detyrueshme.

STATUSI I EDI RAMËS

🔴 NGA NESËR, TË GJITHË PUNONJËSIT E MINISTRIVE, BASHKIVE E PREFEKTURAVE, NGA SEKRETARËT E PËRGJITHSHËM DHE DERI TEK I FUNDIT, NUK DO TË PËRDORIN MË MAKINË PËR TË SHKUAR NË ZYRË!

NGA KY RREGULL PËRJASHTOHEN VETËM PUNONJËSIT E MINISTRISË SË SHËNDETËSISË DHE MINISTRISË SË MBROJTJES APO TË PREFEKTURA E BASHKIVE, QË JANË TË PËRFSHIRË NË LISTËN PRIORITARE ME FIRMËN E TITULLARIT, PËR TË GARANTUAR ZHVILLIMIN E LUFTËS SIPAS PLANIT, NË ASPEKTIN SHËNDETËSOR DHE HUMANITAR!

🔴 NGA NESËR, TË GJITHË PUNONJËSIT E TJERË TË ADMINISTRATËS SHTETËRORE QË E KANË PUNËN NË ZYRË, NUK DO TË PËRDORIN MAKINË PËR TË SHKUAR NË PUNË.

TITULLARËT E TË GJITHA INSTITUCIONEVE TË VARËSISË, DUHET TË ÇOJNË SOT TEK MINISTRI APO KRYETARI I BASHKISË, LISTËN E ARSYETUAR TË PUNONJËSVE QË E KANË TË DOMOSDOSHME LËVIZJEN ME MAKINË. EMËR PËR EMËR!/tpz

OPINIONE