“Situata e krijuar me COVID-19 kërkon vigjilencë”, Haradinaj: Duhet trajtuar me seriozitetin më të madh!

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, thekson se sitauta e krijuar me kronavirusin kërkon vigjilencë në të gjitha nivelet e institucioneve.

Sipas tij, kjo situatë duhet trajtuar me seriozitet të madh dhe duhen angazhuar të gjitha instancat shtetërore.

“Situata e krijuar me COVID – 19 kërkon vigjilencë në të gjitha nivelet e institucioneve. Këtë situatë duhet ta trajtojmë me seriozitetin më të madh. Me këtë rast dëshiroj t’i përgëzoj të gjitha institucionet e vendit që me vetëmohim po i ndihmojnë qytetarët.

Kjo situatë kërkon unifikim dhe angazhim të të gjitha instancave shtetërore.

Zbatimi i vendimeve është në shërbim të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve”, shkruan Haradinaj.

/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne