Masa kundër koronavirusit të ri në kampet e refugjatëve në Greqi

Në kuadër të masave kundër koronavirusit të ri (COVID-19), Greqia nuk do të lejojë hyrjen e askujt përveç personelit në kampet e refugjatëve në ishujt e saj në Egje.

Në njoftimin e bërë nga Ministria greke e Migracionit dhe Azilit, thuhet se në zonën e kampit ku do të lejohet hyrja e vetëm të personelit, ndërsa është pezulluar për të paktën dy javë hyrja e të tjerëve.

Refugjatët e rinj që do të sillen në kamp fillimisht do të kalojnë nga një kontroll mjekësor, thuhet në njoftimin ku është theksuar se për çdo kamp do të themelohen zona të veçanta për karantina.

Gjithashtu në njoftim potencohet se do të inkurajohen refugjatët që të kufizojnë lëvizshmërinë brenda dhe jashtë kampit, ndërsa do të përfundojnë aktivitete të ndryshme si në palestër dhe bibliotekë.

– Ekziston shqetësimi se virusi mund të përhapet edhe në kampin Moria

Ndërkohë, pasi një grua 40-vjeçare shtetase greke që punon në një supermarket në qytezën Plomari në ishullin Lesbos, është konfirmuar pozitive me COVID-19, ekziston shqetësim se virusi mund të përhapet në kampin Moria, që njihet me kushte të këqija.

Mjekët pa Kufij, kishin paralajmëruar se në kampet greke që janë të stërmbushura dhe kanë kushte jo-higjienike, koronavirusi i ri mund të përhapet me shpejtësi./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne