Erdogan niset drejt Arabisë Saudite për takimin e OBI-t dhe të Ligës Arabe

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan u nis drejt Arabisë Saudite për të marrë pjesë në takimin e Samitit të Përbashkët të Jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) dhe Ligës Arabe. Presidenti Erdogan u përcoll në aeroportin “Esenboğa” të Ankarasë nga zëvendëspresidenti Cevdet Yılmaz, guvernatori i Ankarasë Vasip Sahin, zëvendëskryetari i përgjithshëm i AK Partisë, Efkan Ala dhe zyrtarë të tjerë.

Në vizitën e tij në Arabinë Saudite presidenti Erdogan shoqërohet nga ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Alparslan Bayraktar, kryekëshilltari i presidentit për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Akif Çagatay Kılıç, kreu i Kryesisë së Komunikimeve pranë Presidencës Fahrettin Altun si dhe kreu i Inteligjencës (MIT) Ibrahim Kalın./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress