Erdogan: PE-ja më kot shpreson, nuk dalim nga Afrini derisa të mbarojmë punë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të enjten se “në Parlamentin Evropian është kërkuar që Turqia të ndalë operacionin në Afrin”.

“Në Parlamentin Evropian është kërkuar që ne të ndalim operacionin tonë në Afrin. Është një grua përgjegjëse për zgjerimin, e cila ka bërë një kërkesë të tillë. Mos shpresoni më kot, ne nuk do të dalim nga atje deri kur të mbarojmë punën tonë”, tha Erdogan në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Konkursit të Poezisë, që u mbajt në Qendrën Popullore të Kulturës dhe Kongreseve në ambientet e Kompleksit Presidencial, në Bestepe të Ankarasë.

“Parlamenti Evropian nuk ka asnjë fjalë që mund t’i thotë Turqisë në lidhje me operacionin ‘Dega e Ullirit’. Të gjitha këto fjalë hyjnë nga njëri dhe dalin nga veshi tjetër”, shtoi ai.

Kreu i shtetit turk theksoi se ka arritur në 3.525 numri i terroristëve të neutralizuar që nga fillimi i operacionit “Dega e Ullirit”.

“Tashmë është çështje kohe, kjo punë është pranë përfundimit. Mbështetja e dhënë në operacionet ‘Mburoja e Eufratit’ dhe ‘Dega e Ullirit’ është edhe një tregues se populli ynë nuk tërhiqet kurrë prapa kur është e nevojshme”, përfundoi Presidenti Erdogan./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne