Rusia do ti kundërpërgjigjet Anglisë për dëbimin e diplomatëve rusë

Kriza që po jetohet mes Rusisë dhe Anglisë për shkak të helmimit më 4 mars të ish-agjentit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia vjen duke u rritur çdo ditë e më shumë.

Anglia dje mori vendim për të dëbuar 23 diplomatë rusë.

Ministria e Jashtme e Rusisë deklaroi se do të kundërpërgjigjen vendimit të Anglisë.

Ministri i Jashtëm, Sergey Lavrov bëri të ditur se pas vendimit të Anglisë për të dëbuar diplomatët rusë edhe Rusia së shpejti do ti dëbojë diplomatët anglezë.

Edhe zëdhënësi i Kremlinit, Dimitriy Peskov ka thënë se nuk do të vonohen në kundërpërgjigje ndaj Londrës, e cila vendosi sanksione ndaj Moskës për shkak të helmimit të ish-agjentit rus Sergey Skripal dhe vajzës së tij.

Në prononcimin e tij të bërë për një gazetë Peskov tha se “Nuk do të prisni shumë për kundërpërgjigjet tona. Ministria e Jashtme dhe institucionet tjera do të japin propozimet e tyre, ndërsa Presidenti do të japë vendimin përfundimtar”.

Vendimi i Anglisë për të dëbuar diplomatët rusë është njëra prej sanksioneve më të ashpra të zbatuara nga Anglia ndaj Rusisë prej periudhës së Luftës së Ftohtë (1947-1991) e këtej./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne