Erdogan: Të kërkohet llogari për masakrën që ndodhi në Zelandën e Re

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) u shpreh se duhet kërkuar llogari për sulmin terrorist të jetuar në Zelandën e Re.

Erdoan në fjalimin e mbajtur para popullit në mitingun në Tekirdag përpara zgjedhjeve lokale të 31 marsit, u ndal edhe tek sulmi terrorist ndaj dy xhamive gjatë namazit të xhumasë në qytetin Christchurch të Zelandës së Re.

Ai e quajti sulmin ndaj myslimanëve “masakër” dhe shtoi: “Sulmuesi në Zelandën e Re e kishte “zbukuruar” armën që përdori në sulm me armiqtë e turqve dhe myslimanëve. Ai kishte broçkullitur se do të vijë në Stamboll dhe do të prishë të gjitha xhamitë e minaret. More i pamoraltë, ku është Zelanda e re e ku është Turqia? Si ndodh që një vrasës në një cep të botës mund të vihet në veprim me një mendje të mbushur me kaq ligësi ndaj myslimanëve dhe turqve?”.

Presidenti Erdoan rikujtoi se krimineli kishte ardhur 2 herë në Turqi dhe shtoi: “Një herë qëndroi 3 ditë, një herë qëndroi 40 ditë. Tani janë duke u bërë punime. Ne do të nxjerrim në shesh se me kë ka lidhje. Jo le të lihet një kohë në burg e pastaj të dalë. S’bëhet fjalë për diçka të tillë. 49 njerëz… Kjo është një masakër dhe duhet të kërkohet llogari për këtë. Në të kundërt kjo nuk është një rrugë e mirë. Nesër të njëjtën gjë e paguan edhe Zelanda e Re”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne