Terroristi kristjan që u inspirua nga Skënderbeu thotë para gjykatës se do të kishte dashur të vriste më shumë (video)

Nuk jam penduar, vetëm do të kisha pasur dëshirë të kisha vrarë edhe më shumë, të kisha vrarë edhe më shumë tradhtarë. Kështu është përgjigjur me gjakftohtësi, australiani Brenton Tarrant, i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e 50 muslimaneve në dy xhami në Zelandën e Re. 28 vjeçari Tarrant, i cili është dërguar në gjykatë, në pyetjen nëse mendon se është terrorist është përgjigjur pozitivisht.

Brenton Tarrant, terrorist
“Po, sipas përkufizimit. Ky është sulm terrorist. Por besoj se ai ishte aksion partizan kundër forcës pushtuese”

I pyetur se a i urren myslimanët, Tarrantështë përgjigjur se i urren myslimanët e konvertuar, pasi ata i cilëson si tradhtarë të gjakut e të racës së vet.

Brenton Tarrant, terrorist
“Burrat dhe gratë myslimane që jetojnë në vendet e veta të lindjes? Jo. Myslimanët që zgjedhin për të bërë invadim në vendin tonë dhe për të zëvendësuar njerëzit tanë, po. Ata nuk i dua. Të vetmit myslimanë që vërtet i urrej janë të konvertuarit, ata nga populli ynë që ia kanë kthyer shpinën popullit të vet, kulturës së vet, traditës së vet dhe që u bënë tradhtarë të gjakut e të racës së vet. Ata i urrej”

Ndërkaq gjyshja e terroristit, 94 vjeçarja Joyce Tarrant, për Daily Mail Australia, ka thënë se nuk e njihte nipin e saj duke parë pamjet se si me gjakftohtësi filmoi veten duke vrarë myslimanët. Ajo ka theksuar se e ka tronditur ky fakt, pasi Brenton njihej si djalë i sjellshëm.

Joyce Tarrant, gjyshja e terroristit
“Është shumë tronditëse, Brenton njihej si një djalë i mirë. Ai ishte gjithmonë i mirë dhe i sjellshëm dhe na vizitonte dy herë në vit”

Besohet se nëna dhe motra e Tarrantit janë larguar nga vendi pasi u intervistuan nga policia kundër terrorizmit.

Dje rreth orës 13:30 sipas kohës lokale të qytetit Krajstçërç të Zelandës së Re, terroristi Tarrant, sulmoi dy xhami në këtë qytet, nga ku mbetën të vrarë 50 persona. Akti i krimit është bërë publik nga vet sulmuesi përmes një video të drejtëpërdrejtë në rrjetin social fejsbuk. Policia ka arrestuar 4 persona mes tyre edhe një grua. Pas kësaj ngjarjeje ka pasur reagime nga e gjithë bota, ndërkaq së fundmi Irani ka kërkuar takim urgjent me Organizatën për Bashkëpunim Islam. Ministria e Jashtme iraniane ka njoftuar se Zarif ka bërë thirrje për “një reagim adekuat të shteteve muslimane ndaj krimit të dhunshëm”. Thirrja erdhi pas një bisede telefonike të Zarif dhe homologut të tij turk Mevlüt Çavuşoğlu, pasi aktualisht Turqia kryeson me OBI-në.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=6vsBu4OOYfY?feature=oembed]

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne