Erdogan: Turqia s’do t’i ndërpresë aktivitetet e kërkimit të naftës në Mesdheun Lindor

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të mërkurën se vendi i tij nuk do t’i ndërpresë aktivitetet e kërkimit të naftës në Mesdheun Lindor.

Erdogani reagoi ndaj kritikave në lidhje me sondazhet e Turqisë për hidrokarbure në Mesdheun Lindor gjatë një ceremonie përurimi kolektiv, organizuar në një nga parqet e reja të Ankarasë.

“Ne s’do të heqim dorë kurrë nga mbrojtja e të drejtave të vendit tonë dhe të vëllezërve tanë në Qipron e Veriut mbi burimet energjetike. Jemi të vendosur t’i vazhdojmë deri në fund sondazhet tona dhe, me lejen e Allahut, ne do t’i japim kombit tonë lajmet e mira që ai pret me padurim”, tha kreu i shtetit turk.

“Në agjendën tonë bën pjesë edhe krijimi i hapësirës së sigurt në zonat tona kufitare”, shtoi Presidenti Erdogan duke theksuar se 310.000 sirianë, të cilit ishin strehuar në Turqi, janë kthyer në shtëpitë e tyre./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne