Erion Veliaj hapi vrimën e zezë të inceneratorit të Tiranës

Aktivisti Ervin Goci, iu rikthye sulmit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ndaj gazetares Ola Xama, autore e një shkrimi në portalin BIRN, të cilën e quajti “vrasëse me pagesë”. Në artikull thuhej se, sipas dosjes së SPAK-ut “Projekti i inceneratorit të Tiranës u propozua nga Erion Veliaj”. Duke analizuar shkrimin, Goci thotë se Bashkia e Tiranës dhe kryetari i saj, me vnedimet e marra hapën vrimën e zezë të inceneratorit të Tiranës, ndaj edhe i djeg aq shumë çdo fakt që e akuzon dhe ndaj sillet si viktimë.

Reagimi i Gocit 

Duke lexuar me kujdes reagimin e Veliaj ndaj gazetares Ola Xama , iu riktheva dhe njehere artikullit te Oles dhe thashe ç’a ka ky qe i ka djeg kaq shume dhe pak a shume duke portretizuar veten si viktime (njelloj si Ahmetaj qe flet per njerez te paguar per ta goditur), i drejtohet gazetares Ola Xama si “vrasese me pagese”.
Po ne fakt çfare thote gazetarja:
Gazetarja thote qe Ministria e Mjedisit ka administruar nje kerkese nga Bashkia e Tiranes per nje PPP, e cila nuk ka asnje rendesi se kush ia ka pas propozuar dhe a e ka pas Luli ne tavoline, por a e ka derguar kete propozim si dokument, akt administrativ Bashkia apo jo?
Emaili i gjendur ne dosjen e SPAK dhe i kaluar nga nje punonjes i Ministrise se Mjedisit drejt Klodian Zotos, e provon kete gje, dhe mbi kete dokument eshte fare e qarte se grupi i punes i ngritur nga Ministria e Mjedisit, eshte aktivizuar per shkak te ketij propozimi te ardhur nga Bashkia. Dhe eshte normale, sepse me plehrat merret ose Ministria ose Bashkia.
Fakti 2, akoma me i rende, i referohet pikerisht refuzimeve qe bente Ministria e Financave per shkak te mosperfshirjes se pushtetit lokal ne pagesat per koncensionin, dhe ishte pikerisht firma e Erion Veliajt e Marsit 2017 qe i hapi rrugen dhe inceneratorit te Tiranes dhe miratimit ne heshtje nga ana e Ministrise.
Kjo eshte kristal e qarte.

Aktivisti Ervin Goci: Erion Veliaj hapi vrimën e zezë të

Aktivisti Ervin Goci: Erion Veliaj hapi vrimën e zezë të

Pjesë nga artikulli i gazetares Ola Xama

Nje gje eshte e sigurt, pa miratimin e Bashkise Tirane dhe te kryetarit qe ka tejkaluar teresisht kompetencat duke marre angazhime qe nuk i takojne, vrima e zeze e inceneratorit te Tiranes nuk do ishte hapur.
Gazetarja Ola Xama ka te drejte qe thote se Bashkia Tirane eshte iniciatorja, sepse Bashkia eshte dhe institucioni me afer administrimit te mbetjeve.
E zeme se asnje nga keto qe thote gazetarja mos te kishin ndodhur, a do te ishte gjithsesi Bashkia Tirane pergjegjese dhe me konkretisht drejtuesi i saj?
Absolutisht qe po! Per keto arsye:
Bashkia Tirane vazhdon dhe paguan sa frengu pulen nje sherbim qe nuk ekziston.
Gjendja e plehrave, e pastrimit te qytetit, tani, jo para Lindjes se Krishtit, eshte skandaloze, pra Bashkia nuk ka marre asnje mase per te reaguar per mosndryshimin e gjendjes, pavaresisht milionave te paguara dhe qe vazhdojne paguhen.
Dihet qe hedhja e dherave ne landfillin e sharres, çon para me detyrim-percaktim tek Inceneratori dhe ky eshte nje vendim komplet arbitrar i kryetarit ne fuqi, besoj se arsyet merren me mend.
Gjendja ne landfillin e Sharres, duke paguar 29 euro per ton nga taksat e qytetareve, dhe mosmarrja e asnje mase per nderprerjen e pagesave nga ana e Bashkise per mosdhenie sherbimi, bie direkt si pergjegjesi te Veliaj.
Po fakti qe pas miratimit te kontrates, vazhdojne shitje-blerje aksionesh dhe parate jane te vertetuar qe shkojne ne xhepat e njerezve ne kerkim, nuk eshte pergjegjesi e Bashkise qe nuk merr masa per te nderprere pagesat?
Bashkia eshte pushtet i pavarur, nuk eshte filial i Ministrise.
Pse Ministria e Financave e ka pergjegjesine per paret e buxhetit te Bashkise?
Kush e ka pergjegjesine per administrimin dhe ruajtjen e parave te buxhetit te Bashkise nga shperdorimi, kur sherbimi nuk vjen, dhe kur ndotja ne landfill me ujra te helmuar qe derdhen ne toke dhe lumenj nuk ndalohet? Kush e ka kete pergjegjesi?!
Gazetarja ka te drejte, njeriu me afer dhe iniciator per kete afere eshte Erion Veliaj, jo si me i fuqishmi, por si me laperdhari qe duhet te jepte sherbime, per te fituar dhe ruajtur poziten qe ka.
Te degjosh indinjaten e Erionit si nje prej dishepujve te Krishtit, te vjen per vjelle, kur sheh se si eshte bere mullar abuzimi dhe demi kolosal nga xhepave te qytetareve, qe hedh ne vrime te zeze mundin dhe djersen e qytetareve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne