I ftuar në Top Channel, pedagogu dhe eksperti i sigurisë Ervin Karamuco ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me konfliktin Izrael-Gaza. Ai u shpreh se ajo që po ndodh aktualisht në Rripin e Gazës përbën një akt të pastër gjenocidi nga ana e Izraelit ndaj popullsisë civile palestineze.
“Shumë studentë më pyesin: ‘Në cilin krah je, me Izraelin apo me Gazën?’ Dhe unë përgjigjem gjithmonë njësoj: jam me të drejtën. Sot e drejta është me Gazën, sepse atje po ndodh një shfarosje,” tha Karamuco gjatë intervistës.
Ai theksoi se lufta nuk mund të justifikojë masakrat ndaj civilëve dhe se komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë me më shumë forcë për të ndalur këtë tragjedi humanitare. Deklarata e tij vjen në një moment kur bombardimet dhe viktimat në Gaza janë në rritje, duke shkaktuar reagime të forta në mbarë botën./gazetaimpakt