I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka deklaruar se korrupsioni në Ballkan është një problem i madh në këtë rajon.
Ai ka theksuar se SHBA kërkon që të shohë rrugën europiane të hapur për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ndër të tjera ai thotë se administrata e Biden është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit, ndërsa paralajmëron se edhe disa persona nga Maqedonia e Veriut pritet të sanksionohen nga Shtetet e Bashkuara.
“Administrata e Presidentit Biden është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit. Nuk mund të flas për sanksionet, por të jeni të sigurt se do të ketë”, tha Escobar./BW