“Është njollë turpi, identifikimi i çlirimit të Stambollit si pushtim”

Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, Ali Muhyiddin al-Qaradaghi lidhur me deklaratën e Institucionit Egjiptian të Fetvasë ku identifikon Çlirimin e Stambollit si “pushtim osman”, tha se është njollë turpi për institucionin.

Qaradaghi në deklaratën e tij nëpërmjet rrjetit social Facebook, rikujtoi hadithin e profetit Muhammed: “Do ta çlironi Konstantinopojën (Stambollin), më i bekuari prijës, prijësi i saj, dhe më e bekuara ushtri ajo ushtri”.

“Identifikimi i çlirimit të Stambollit si pushtim osman është tejkalimi i kufinjve në armiqësi, degjenerim i rrezikshëm dhe njollë turpi për Institucionin Egjiptian të Fetvasë”, theksoi ai duke shtuar se deklaratat e tilla janë dëshmi se si janë politizuar institucionet fetare në Egjipt.

Ndërkohë, Abdul Razzaq Muqri, kryetari i partisë më të madhe me prirje islamike në Algjeri, Lëvizja e Shoqërisë për Paqen në Twitter tha se “A ka mbetur ndonjë paqartësi në lidhje me dallimin mes të drejtës dhe bestytnisë?”.

Pasi në axhendë erdh sërish hapja e Ajasofjes si xhami, Institucioni Egjiptian i Fetvasë në rrjetet sociale, çlirimin e Stambollit e kishte identifikuar si pushtim. “Ajasofja në vitin 537 u ndërtua si një kishë në periudhën e Bizantit dhe derisa osmanët në vitin 1453 pushtuan Stambollin atë e shndërruan në xhami ka qëndruar 916 vite si kishë”, thanë nga institucioni.

Pasi kjo deklaratë e institucionit shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale, duke hedhur hap prapa në deklaratën tjetër u theksua se “Çlirimi i madh ka ndodhur me dorën e Sulltanit sufi osman Fatih Sulltan Mehmet, ndërsa presidenti Recep Tayyip Erdoğan nuk ka lidhje me Sulltan Mehmetin”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne