Turqia neutralizon 4 terroristë të YPG/PKK-së

Forcat e sigurisë neutralizuan 4 terroristë të YPG/PKK-së në pjesët lindore të Turqisë, bëri të ditur sot Ministria e Brendshme.

Terroristët u neutralizuan në fshatrat e provincës juglindore të Sirnakut dhe asaj lindore Tunceli, tha ministria në një deklaratë.

Më tej thuhet se operacionet në rajon janë në vazhdim.

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën “neutralizojnë” për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e renditur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.

YPG është dega siriane e PKK-së./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne