Facebook censuron llogaritë palestineze me përmbajtje kundër pushtimit izraelit

Me kërkesë të qeverisë izraelite Facebook ka nisur një censurë tepër të ashpër ndaj llogarive palestineze të cilat publikojnë përmbajtje kundër pushtimit izraelit. Raportimet treguan se një numër gazetarësh dhe aktivistësh palestinezë shprehën zhgënjim rreth çështjes.

Në shtator, qeveria izraelite dhe Facebook ranë dakord të punojnë së bashku për të përcaktuar se si të trajtojnë censurën në rrjetin social pasi dy ministra të qeverisë takuan zyrtarë të lartë të Facebook për të diskutuar çështjen.

Ministrja izraelite e Drejtësisë Ayelet Shaked, e cila mori pjesë në takim, më vonë u mburr për marrëdhënien e ngushtë që qeveria kishte me Facebook.

Shaked tha se gjatë katër muajve të fundit Izraeli ka paraqitur 158 kërkesa në Facebook për të hequr përmbajtjen e padëshiruar dhe 13 kërkesa të tjera për YouTube. Ajo tha se Facebook ka rreth 95 për qind të kërkesave dhe YouTube ka 80 për qind.

“Izraeli nuk dëshiron që historia palestineze me shkeljet izraelite kundër tyre në territoret e okupuara të arrijë tek audienca mbarëbotërore,” tha për Al-Jazeera Musa Rimawi, drejtor i MADA, Qendra Palestineze për Zhvillim dhe Liri të Medias.

Mohamed al-Zaneen, redaktor në agjencinë e lajmeve Shehab, tha se nuk kishte mundur të hynte në llogarinë e tij për më shumë se pesë ditë.

“Unë besoj se ky hap u mor pasi mes administratës së Facebook dhe Izraelit u arrit një marrëveshje,” tha al-Zaneen, duke shtuar se llogaria e tij ishte bllokuar edhe gjatë luftës së Izraelit të vitit 2014 në Rripin e Gazës.

Sipas zyrtarëve të dy agjencive të lajmeve, dhjetëra letra u dërguan në administratën e Facebook për të pyetur se pse ishin bllokuar faqet.

Facebook më vonë i rihapi faqet e bllokuara dhe kërkoi falje për këtë “gabim”.

Menjëherë pas takimit Facebook-Izrael, Intercept raportoi duke cituar një raport tjetër nga the Independent, se “Qendra e Përbashkët e Aktivistëve të Informacionit Palestinez raportoi se të paktën 10 llogari në Facebook të administratorëve të saj në gjuhën arabe dhe angleze ishin pezulluar, shtatë prej të cilave u mbyllën përfundimisht. Ata thonë se kjo është si rezultat i masave të reja të vendosura nga takimi Facebook-Izrael.

Në muajin mars, Facebook gjithashtu mbylli për pak kohë faqen e Facebook të partisë politike Fatah, pasuar nga miliona, “për një foto të vjetër të postuar të ish udhëheqësit Jasser Arafat duke mbajtur një pushkë”. Më herët këtë javë, aktivistët duke përdorur hashtag # FBCensorsPalestine,i bënë thirrje mbështetësve që të përmbahen nga postimi në Facebook në oraret 8:00. dhe 10 paradite (sipas orës së Jerusalemit) më 25 shtator.

Hussam al-Zayegh, zëdhënësi i fushatës në Gazë, tha për Anadolu Agency se nisma ishte nisur në përgjigje të asaj që ai e përshkroi si “paragjykimi pro-Izraelit” i Facebook.

Sipas al-Zayegh, faqja më e popullarizuar në botë e rrjeteve sociale po punon në mënyrë aktive për të minuar aktivistët palestinezë dhe gazetarët të cilët mbështeten në Facebook për të ndihmuar në përhapjen e mesazhit të tyre.

“Ne kërkojmë që administrata e Facebook të qartësojë marrëveshjen e nënshkruar me Izraelin, pasi ne besojmë se ajo godet lirinë e mendimit dhe të shprehurit,” tha el-Zayegh.

Marrëveshja kontribuon drejtpërdrejt në persekutimin e aktivistëve palestinezë si në terren ashtu edhe në hapësirën kibernetike, tha ai.

Al-Zayegh dhe shokët e tij të fushatës synojnë ta shtyjnë përpara iniciativën derisa të gjitha kërkesat të përmbushen.

“Ne nuk do ta ndalim fushatën tonë derisa Facebook të tërhiqet nga marrëveshja dhe të respektojë ligjet dhe standardet ndërkombëtare që mbrojnë lirinë e mendimit dhe të shprehjes”, tha ai./dailysabah/GazetaImpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne