Fajin e ka Rusia!

RT ka nxjerrë një sërë reklamash në aeroporte anembanë Rusisë, që hedhin akuza të shumta amerikane kundër Rusisë lidhur me ndërhyrjet e dyshuara në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës. Reklama ka tërhequr vëmendjen e mediave kryesore të SHBA-së dhe të përdoruesve të mediave sociale.

“Humbët fluturimin? Humbët zgjedhjet? Na fajësoni ne!” Lexon një reklamë në një ekran të madh në aeroport.

Një tjetër thumbon Hillari Klintonin: “Sa më shumë të shikoni, aq më e mërzitur bëhet Hillari Klinton.”

Një e tretë thotë: “Afrohuni dhe zbuloni se kush jemi ne, teksa planifikojmë të hakerojmë një tjetër”.

Reklamat duket se e kanë çuar ironinë në një tjetër nivel. Fotot e njërës prej reklamave u ngarkuan së pari në Twitter nga Rachel Palermo, një ish-përfaqësuese për shtyp e Partisë Demokratike ruse dhe u morën pastaj nga BuzzFeed.

Duke komentuar për postimin e saj, shumë përdorues shprehën kënaqësinë për fushatën e reklamimit duke e quajtur atë “të shkëlqyeshme”, “gazmore” dhe “epike”.

Në përgjigje të kërkesës së BuzzFeed për komente, RT u përgjigj me ironi. Një përfaqësues i kanalit televiziv falënderoi “ushtrinë e trollëve që hakeruan ekranet për ne”, dhe më pas paralajmëroi se artikulli i BuzzFeed për fushatën reklamuese mund të bëhet arsye për akuza për “bashkëpunim me Kremlinin”.

Shërbimi për shtyp i RT-së shkoi edhe më tej në sarkazmën e tyre duke thënë se reklamat u miratuan personalisht nga Putini.

Megjithëse RT nuk e shpjegoi objektivin specifik të fushatës, reklamat padyshim kanë për qëllim ironizimin e akuzave të bëra kundër Rusisë për humbjen e Hillari Klinton vitin e kaluar, si dhe të pretendimeve për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhje dhe për piraterinë. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne