Fakte për SPAK dhe BKH/ Nga Yzedin Bozhaj tek Eral Myfaraj, si vjedhin paratë klientët e Besion Ajazit në Bashkinë e Gramshit

Eral Myftaraj, sipas KLSH, ka mashtruar me volumin e punimeve, siç bën zakonisht, duke përvetësuar paratë publike. Madje, KLSH ka dyshime se Myftaraj ka mashtruar edhe me cilësinë e hekurit, ku i kërkon Bashkisë së Gramshit të ngrejë një grup pune për të verifikuar nëse pritat janë ndërtuar sipas kontratës.

Dosjet e SPAK-ut kanë ekspozuar mekanizmin e vjedhjes dhe ndarjes sipas roleve të parave publike përmes tenderëve, duke manipuluar procedurat e prokurimit nga zyrtarët publikë në bashkëpunim me biznesmenët klientë, ku përfshihen kritere abuzive që i përshtaten kompanive ‘fituese’ dhe jo objektit të prokurimit, oferta fituese sa fondi limit, fryrje të fondit limit, falsifikim të dokumenteve nga operatorët e paracaktuar fitues, mashtrim me zbatimin e kontratave, devijim nga projektet, situacione false për punime të pakryera etj.

Tundimit për të abuzuar dhe vjedhur paratë publike përmes tenderëve duket se nuk i ka shpëtuar as Bashkia e Gramshit, e cila drejtohet nga Besion Ajazi. Të paktën në 7 procedura prokurimi me vlerë miliona euro, gjatë viteve 2023-2024, kriteret e tenderëve për kualifikimit të kompanive nuk kanë lidhje me objektin e prokurimit që janë rikostruksion shkollash, ndërtim rrugësh etj.

Manipulimi me kriteret me sa duket për të diktuar fituesit e tenderëve është konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë auditimit të veprimtarisë së Bashkisë së Gramshit gjatë periudhës 2023-2024. Jo vetëm kaq. Por, Komisionet e Vlerësimit të Ofertave nuk kanë verifikuar as kushtet që duhet të plotësonin kompanitë pjesëmarrëse dhe fituese të tenderëve, një akt ky i paprecedentë dhe natyrisht me elementë penalë.

Fakte për SPAK dhe BKH/ Nga Yzedin Bozhaj tek Eral Myfaraj, si vjedhin

Florjan dhe Halil Muha, pronarë të kompanisë Inerti shpk, pasi kanë fituar tenderin me pa plotësuar kriteret për rikonstruksionin e Gjimnazit ”Shefqet Guzi” në Gramsh, kanë mashtruar me zbatimin e kontratës, duke vjedhur paratë publike, përmes falsifikimit të situacioneve për punime që nuk ekzistojnë.

Fakte për SPAK dhe BKH/ Nga Yzedin Bozhaj tek Eral Myfaraj, si vjedhin

Oferta fituese është 700 mijë euro aq sa fondi limit. Janë skualifikuar kompani me ofertë më të ulët. Faktet tregojnë se kemi të bëjmë me një tender tipik korruptiv. Tenderi me natyrë korruptive 700 mijë euro për rikonstruksionin e Gjimnazit ”Shefqet Guzi” është firmosur nga kryetari i Bashkisë Gramsh, Besion Ajazi.

Fakte për SPAK dhe BKH/ Nga Yzedin Bozhaj tek Eral Myfaraj, si vjedhin

Paratë publike janë përvetësuar në mënyrë të kundraligjshme dhe në të njëjtën formë edhe me tenderin për sistemimin dhe asfaltimin e rrugëve të brendshme të fshatit Ceruje, me vlerë rreth 400 mijë euro. Fituesit e tenderit me pazar në tavolinë janë Algert Zani i kompanisë “Gele Zani”sh.p.k dhe Gjergji Bezati i kompanisë “Viante Konstruksion”sh.p.k, të cilët kanë mashtruar me zbatimin e kontratës, duke bërë letra për punime të pakryera në bashkëpunim gjithnjë me supervizorin.

Fakte për SPAK dhe BKH/ Nga Yzedin Bozhaj tek Eral Myfaraj, si vjedhin

Me të njëjtën skemë kanë operuar edhe Jemin Toto i kompanisë “TOTILA” SHPK dhe Yzedin Bozhaj, i skeduar për zhvatje masive të fondeve publike, pronar i kompanisë “Shendelli” SHPK. Toto dhe Bozhaj, pasi kanë marrë me pazar në tavolinë tenderin 800 mijë euro për rikonstruksion të rrugës Fshati Mashan, Njësia administrative Kodovjat, Bashkia Gramsh, kanë manipuluar letrat për volumin e punimeve, duke vjedhur paratë publike.

Fakte për SPAK dhe BKH/ Nga Yzedin Bozhaj tek Eral Myfaraj, si vjedhin

(Yzedin Bozhaj)

Është abuzuar (dhe këtu pasojat mund të jenë edhe më të rënda) edhe me tenderin për ndërtimin e pritave në bregun e Lumit Devoll, në kuadër të mbrojtjes së tokave bujqësore, me vlerë 800 mijë euro.

Fakte për SPAK dhe BKH/ Nga Yzedin Bozhaj tek Eral Myfaraj, si vjedhin

Protagonisti i mashtrimit me zbatimin e kontratës është një nga hajdutët më epikë të fondeve publike në njësitë vendore të Bashkisë Elbasan. Bëhet fjalë për Eral Myftarajn, pronar i kompanisë “Meteo” dhe i një karteli kompanish që shfaros pyje, zhvat para publike me tenderë korruptivë si dhe pastron para, duke u mburrur se është ‘xhepi’ i Bledi Çuçit.

Fakte për SPAK dhe BKH/ Nga Yzedin Bozhaj tek Eral Myfaraj, si vjedhin

Pasi ka marrë tenderin me pazar në tavolinë, Eral Myftaraj, sipas KLSH, ka mashtruar me volumin e punimeve, siç bën zakonisht, duke përvetësuar paratë publike. Madje, KLSH ka dyshime se Myftaraj ka mashtruar edhe me cilësinë e hekurit, ku i kërkon Bashkisë së Gramshit të ngrejë një grup pune për të verifikuar nëse pritat janë ndërtuar sipas kontratës.

“Bashkia Gramsh të ngrejë një grup pune për verifikimin e objektit Ndërtim i pritave në bregun e lumit Devoll, në kuadër të mbrojtjes së tokave bujqësorë, mbi kontrollin e vendosjes së hekurit Ø6 në të gjitha brinjët për secilin gabion me përmasa 1x1x1, 1x1x1.5, 1x1x2 dhe 1x1x2.5 përgjatë gjithë mbrojtjes lumore, në të 4 rreshtat e tij përgjatë gjatësisë së mbrojtjes lumore dhe të mbajë dokumentacionin verifikues. Në rast se gjatë verifikimit në terren nga grupi i ngritur nga Bashkia, verifikohet që kjo sasi hekuri nuk është vendosur nga sipërmarrësi i punimeve, Bashkia Gramsh të marrë masa për arkëtimin e vlerës prej 1,315,579 pa TVSH, si pagesë e punimeve të pakryera nga subjekti “M.” SHPK, në cilësinë e sipërmarrësit të punimeve në kontratën me nr. 4631 prot., datë 23.10.2024, me objekt ndërtim i pritave në bregun e lumit Devoll, në kuadër të mbrojtjes së tokave bujqësorë“, thuhet në raportin e KLSH-së.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar abuzime me pagesat e Bashkisë Gramsh ndaj kompanisë së pastrimit të qytetit, e cila sipas raportit mashtron me volumin e mbetjeve të mbledhura dhe të depozituara në landfillin e Elbasanit. Për mbetjet, të gjitha kontratat Besion Ajazi i nënshkruan me kompaninë Kurora me pronar Servet Dedja, duke krijuar dyshime të forta për një raport klientelist. Pjesë e klientelës së Besion Ajazit janë edhe ‘ustallarët’ e tenderëve si Renido Petritaj, Adriatik Zeqillari, Nazif Bajrami etj.

Yzedin Bozhaj 70 milionë euro tenderë përmes mashtrimit dhe korruptimit

Biznesmeni 65-vjeçar nga Mallakastra Yzendin Bozhaj është administrator dhe pronar i vetëm i kompanisë së ndërtimit Shendelli, me kapital 2.7 milionë lekë. Bozhaj e trashëgoi kompaninë që në vitin 2005.

Kompania Shendelli, gjatë 10 viteve të fundit, ka përfituar në bashkëpunim mbi 70 milionë euro tendera publikë, shpeshherë me pazar në tavolinë me zyrtarët titullarë të institucioneve publike, me ofertë fituese sa fondi limit, me dokumente false, skema mashtrimi dhe duke vjedhur në mënyrë të përsëritur paratë publike, përmes situacioneve false për punime të pakryera (fiktive). Vetëm gjatë viteve të fundit, nga arka e shtetit në llogaritë e kompanisë së biznesmenit Yzedin Bozhaj kanë kaluar mbi 10 milionë euro.

Fakte për SPAK dhe BKH/ Nga Yzedin Bozhaj tek Eral Myfaraj, si vjedhin

Në dy procedura tenderuese të Bashkisë Sarandë, të audituara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, me fitues kompaninë Shendelli të Yzedin Bozhajt, është konstatuar në të dy rastet vjedhja e parave publike gjatë zbatimit të kontratave, duke bërë situacione false për punime që nuk ekzistojnë.

Për mbikqyrjen e zbatimit të kontratave në vlerë të madhe, autoriteti publik kontrakton një kompani supervizimi. Në çdo rast, vjedhja e parave publike përmes punimeve të pakryera nuk mund të realizohet pa bashkëpunimin e kompanisë mbikqyrëse apo të autoritetit kontraktor (bashki, ministri, drejtori etj). Që një skemë vjedhje të funksionojë, duket koordinim korruptiv mes zyrtarit publik që përfaqëson institucionin shtetëror, pronarit të kompanisë fituese dhe supervizorit./prapaskena/pamfleti

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne