Rama në krizë me SHBA-në”, Goxhaj: E mban pushtetin vetëm falë PD-së së shuar

Avokati i njohur Altin Goxhaj ka reaguar ashpër lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend, duke komentuar marrëdhënien e Kryeministrit Rama me Uashingtonin, rolin e opozitës dhe situatën brenda Partisë Demokratike.

Në analizën e tij, Goxhaj deklaron se Rama po përballet me një krizë të thellë të marrëdhënieve me SHBA-në, e cila sipas tij nuk mund të zgjidhet as nga aleatët ndërkombëtarë të Kryeministrit. Ai shprehet se në kushtet aktuale, “E vetmja shpresë e Ramës është një opozitë e dobët, e paaftë për të ndërtuar një alternativë qeverisëse.”

Sipas Goxhajt, në Uashington “Berisha dhe PD nuk llogariten më”, duke kujtuar reagimin amerikan pas zgjedhjeve të 11 majit dhe çështjen e lidhur me organizatën Lacivitas. Avokati nënvizon se protesta e fundit e PD-së “u pa nga ndërkombëtarët si një shfaqje e dobët, e papërfillshme përballë Kryeministrisë”.

POSTIMI I PLOTË I AVOKATIT ALTIN GOXHAJ

“RAMA PO KUPTON SE AS BIBI NUK JA ZGJIDH DOT HALLIN NË WASHINGTON! E VETMJA SHPRESË E TIJ ËSHTË KJO OPOZITË E COFME!
E vetmja mundësi që të thejë qafën i Gjati, është nëse ndodh ndonjë aksident historik dhe në Washington do të rezultonte se do kishte cënuar interesat e SHBA në rajon ose më gjerë (hetimi amerikan i drogës në Amerikën Latine është një ndër frikërat).
Por edhe kjo mbetet në kalendat greke në Washington, për aq sa në Shqipëri, nuk ka ende një alternativë qeverisëse zëvendësuese!

PDnë dhe Berishën, as që e llogarisin amerikanët, sepse ja pinë lëngun në 11 Maj kur e kuptuan se sa fake ishte PD me Lacivitas (dhe arritën deri aty sa i vunë asistent Alfred Lelon-Lolon e Soros).
Sdms pas kësaj të Hëne, kur PD dha para ndërkombëtarëve një shfaqje estrade me numra fshati para Kryeministrisë, siç e deshi Rama! Protesta e PD ishte porositur për të dërguar foto në Washington për t’u kujtuar se me kë kanë të bëjnë!

Rama është i pagjumë në Surrel sepse po kupton se lënia e fatit të tij amerikan në duart e Izraelit, ishte përllogaritje e gabuar, sepse Trump nuk është sionisti që e kishte rrejtur mendja Ramën! Përkundrazi, ai i urren ata, por s’ka çu bën për momentin.
Ndërkohë që Erdogan nuk po e gëlltit zëvendësimin e tij nga Rama me Bibi Netanjahun, dhe Turqinë me Izraelin.

Rama po e kupton që nuk ka Tel Aviv që t’ja zgjidhë hallin tashmë që prej një viti ka dështuar totalisht me Washingtonin. Si bëri derman as Sazani.
E vetmja garanci e tij është kjo PD e listave dhe dyqanit të mbyllur, që t’i kujtojë Washingtonit, se nuk ka alternativë tjetër qeverisëse përveç tij!

P.S. Kjo retorika mediatike me Belën është kot, sps Rama ka në dorë veç të broçkullisë por jo t’i zgjidhë Belës hallin.
Ajo ka kry punë në SPAK, çfarëdo të bëjë Rama, sps SPAK si qeni që mbeti pa zot gjatë tranzicionit në administratën amerikane nga Soros tek Trump, tashmë ka gjet përsëri kolibe dhe gavetë në administratën e re!” Gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne