Falsifikonte dokumentet e nxënësve në gjimnaz, pezullohet drejtoresha e shkollës!

Drejtoresha e shkollës ‘Çërravë’ në Pogradec, Valentina Meçe është pezulluar nga detyra pasi akuzohet se falsifikonte dokumentet e nxënësve.

48-vjeçarja, banuese në fshatin Buças në Pogradec bënte diploma false për nxënësit e kësaj shkolle.

Ndaj saj janë caktuar masat: “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë./shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne