Familja e shpalli të zhdukur, vajza studente vrau babanë dhe tentoi të fshihte krimin për 10 ditë, por u ‘tradhtua’ nga sinjali i telefonit

Janë zbuluar detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë në Durrës ku 19-vjeçarja Hygerta Meta vrau të atin, Pëllumb Meta. Kishte 10 ditë që familjarë e kishin denoncuar në polici humbjen e kryefamiljarit. Fillimisht u gjet e braktisur rreth 200 metra larg shtëpisë makina e 50-vjeçarit. Janë marrë në pyetje shumë persona dhe më pas u konkludua se 50-vjeçari u vra dhe u varros nga e bija.

Ka qenë zbulimi i sinjalit të telefonit të 50-vjeçarit, ai që ka zbuluar edhe krimin. Më pas ekspertiza mjekoligjore ka zhvarrosur trupin e 50-vjeçarin i cili është gjetur i mumifikuar. Krimi është marrë përsipër nga 19-vjeçarja, e cila ishte studente në vitin e parë për Ekonomi Biznes.

“Unë e vrava babanë sepse donte të më martonte me dikë që nuk e doja, me një djalë nga fshati që ishte emigrant. Unë doja të vijoja shkollën”, ka dëshmuar 19-vjeçarja para grupit hetimor. Dyshohet nga policia dhe po vijojnë hetimet se 19-vjeçarja mund të ketë patur një bashkëpunëtor. Kjo pasi referuar dinamikës së krimit, vrasja, lidhja me litarë dhe qese, sipas policisë është një proces i pamundur për t’u kryer e vetme nga 19-vjeçarja.

Në familjen Meta ka pasur konflikte të vazhdueshme për fejesës e 19-vjeçares.Familja ka vijuar aktivitetin normal, dhe vajza ka vijuar jetën me një qetësi maksimale pa dhënë përshtypjen se në familjen e tyre kishte ndodhur një krim.

Sipas informacioneve, viktima ishte tip shumë autoritar në familje dhe askush prej tyre nuk guxonte t’i kthente fjalën. Dyshohet se brenda familjes  kishte dhunë nga kryefamiljari.

Kur është bërë zhvarrosja e trupit të 50-vjeçarit, nga kqyrja paraprake është vërejtur se e kishin lidhur dhe “paketuar” në qese para se ta varrosnin.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen sepse dyshohet se mund të ketë edhe bashkëpunëtorë.

Hygerta Meta është arrestuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Pëllumb Meta rezulton i zhdukur prej datës 13 shkurt 2024. Ka qenë djali i tij, 25-vjeçari me iniciale H. M., i cili rreth orës 22:30 ka kallëzuar në polici se babai i tij ishte larguar nga banesa, babai i tij dhe se kishin humbur kontaktet me të.

Pas denoncimi të djalit për zhdukjen Pëllumb Metës, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet dhe më datë 17 shkurt kanë gjetur automjetin e tij të parkuar në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia.

Si rezultat i hetimeve të thelluara u bë e mundur zbardhja e zhdukjes dhe nga provat e siguruara u ngrit dyshimi se 50-vjeçari nuk ishte zhdukur, por ishte vrarë në banesë.

Trupi i Pëllumb Metës është zhvarrosur dhe është transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne