Familjarët tërheqin trupin e Alma Arrazit për ta varrosur në Durrës, autopsia zbulon nëse kishte shenja dhune

Familjarët e Alma Arrazit kanë marrë trupin e pajetë të 39-vjeçares e cila do të varroset në qytetin e Durrësit ku jetojnë të afërmit e saj. Familja e nënës e cila u vetëvra dhe mbyti edhe tre fëmijët e saj nuk është lejuar të varroset në Shkodër nga familja e bashkëshortit të saj. Ndërkohë është kryer edhe autopsia në trupin e pajetë të Alma Arrazit në morgun e spitalit rajonal të Shkodrës dhe nuk ka shenja dhune.

Të afërmit e 39 vjeçares janë larguar tashmë drejt Durrësit duke marrë me vete trupin e pajetë ashtu siç kishin paralajmëruar në deklaratat e dhëna gjatë ditës së sotme edhe pse familja Arrazi janë shfaqur të gatshëm që nusen e shtëpisë ta varrosnin ata duke thënë se kanë të gatshëm katër arkivola dhe duke folur me respekt për të.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne