Fëmijët vranë babain dhe më pas i zhdukën trupin/ Djemtë e Pëllumb Metës janë takuar me njëri-tjetrin, ja ku ndodhet Hygerta

Zbardhen të tjera detaje rreth asaj se çka po ndodh me fëmijët e Pëllumb Metës, të cilët janë në burg për vrasjen e tij. Ngjarja ndodhi në Shënavlash të Durrësit, ku babai dyshohet se u vra dhe më pas u fsheh trupi nga fëmijët e tij.

Mësohet se dy djemtë e Pëllumb Metës ndodhen në Burgun e Durrësit, ndërsa kanë pasur mundësi të komunikojnë me njëri-tjetrin. Për sa i përket Hygertës, ajo ndodhet në Burgun e Tiranës. Të tre fëmijët nuk janë lejuar të takohen me familjarët e tyre, mes tyre dhe nënën, pasi hetimet vijojnë ende.

Duke iu referuar procedurave, të rinjve iu lejohet që t’u dërgohen vetëm ushqime nga familja./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne