Festa në Ambasadën Amerikane për 4 korrikun. Kurti anashkalohet dhe nuk i jepet fjala sic ka ndodhur dhe me perpara.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë shumë kritike ndaj vendimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti lidhur me veriun e Kosovës. Sekretari Amerikan, Antony Blinken kishte kundërshtuar mënyrën se si Kurti ka vepruar pa koordinim për Veriun, derisa në një deklaratë të Departamentit Amerikan të Shtetit ishte thënë se veprimet e njëanshme të Qeverisë së Kosovës do të kenë ndikim edhe në raportet ndërshtetërore SHBA-Kosovë.

Pas këtyre kritikave, SHBA ka marrë edhe masa. Kosova është përjashtuar nga operacioni ushtarak Defender Europe, ndërkohë që ka pasur edhe parlajmërime se mund të ketë masa edhe ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti personalisht.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë shumë kritike ndaj vendimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti lidhur me veriun e Kosovës. Sekretari Amerikan, Antony Blinken kishte kundërshtuar mënyrën se si Kurti ka vepruar pa koordinim për Veriun, derisa në një deklaratë të Departamentit Amerikan të Shtetit ishte thënë se veprimet e njëanshme të Qeverisë së Kosovës do të kenë ndikim edhe në raportet ndërshtetërore SHBA-Kosovë.

Pavarësisht këtij raporti të acaruar me SHBA-në, Ambasada amerikane në Prishtinë, e kanë ftuar kryeministrin Albin Kurti që të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, që po mbahet sot në Prishtinë.

Të pranishmëve u janë drejtuar Ambasadori Jeffrey Hovenier dhe Presidentja Osmani, por jo edhe kryeministri Kurti. Kurtit nuk i është dhënë fjala, siç ka ndodhur zakonisht në festat e kaluara, kur të dy krerët e shtetit kanë mbajtur fjalime në ceremoni.

SHBA vazhdon të insistojë se plani 3 pikësh i BE-së është rruga përpara. Deri tani s’ka pasur sinjale për pranimin e kërkesave të Brukselit nga Qeveria e Kosovës./TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne