Gazetari Besmir Pula në një lidhje me ‘MCN Live’ i vendosur pranë tregut të Uzinës Dinamo, ka bërë një monitorim për çmimet e produkteve të shportës.
Ai tha se ky njihet si një nga tregjet me çmimet më të lira por megjithatë vetë qytetarët të pyetur nga MCN thonë se çmimet janë të papërballueshme për shkak atë të ardhurave të tyre ulëta.
Sipas tij shtuar dhe faktin e festave të fundvitit sigurisht kjo ka sjellë dhe rritje në disa prej produkteve bazë të shportës.
Kryesisht frutat, perimet janë një nga kategoritë që ka rritje përfshirë ato kryesore, por dhe ushqimet bazë, qepa, patatja, janë çmime të papërballueshme sa i përket nivelit të tyre pagave.
etë qytetarët shprehen se çmimet janë të larta për shkak të pagave të tyre të ulëta.
Në treg janë disi më të ulëta se në dyqane, por na duken të larta si pasojë e pagave tona të ulëta.
Çmimet normale janë, pak më të shtrenjta për shkak të festave, por ndoshta kjo rritje nis që nga shumica. Nuk i kemi blerë ende produktet e shportës për festa, por të shtrenjta janë, se janë aq të ardhurat tona.
Nga ana e tyre tregtarët ankohen se kanë pasur shumë pak shitje për shkak se qytetarët nuk kanë para. Blejnë kryesisht perimet, çmimet janë më të larta se vitin e kaluar sepse pothuajse të gjitha kanë pësuar rritje. Brokoli, karota pothuajse të gjitha produktet kanë pësuar rritje. Shumë dobët shitja, më shumë i hedhim se sa i shesim, qytetarët nuk kanë lekë të blejnë. Mandarinat pothuajse kanë përfunduar të gjitha në kosh sepse nuk bliheshin më pas lajmit që doli se janë me pesticide. Fasulja ka pësuar një rritje të ndjeshme.