Fetwatë ligjore VEHABITE-SALAFITE-ZIONISTE

Nga Gëzim Katuçi

Që nga shtatori i vitit 1982 në Konferencën e quajtur ‘Plani arab për barazinë e plotë, drejtësine dhe zgjidhjen e problemit të Lindjes së Mesme’ vehabistët fillojnë të japin fetwa për rregullim joushtarak por paqësor me Israelin dhe për vazhdimin e marrëdhënieve në këtë frymë. Nga këto fetva po cekim:

Së pari fetwaja e Shejh Abdulaziz Bin Abdulvehab Bin Baz, i cili e lejon rregullimin dhe jo armiqësinë me çifutët, punën me ta pa marrë parasysh qoftë qetësi të përhershme apo të përkohshme, madje vizitën e Mesxhidi Aksasë e ka cilësuar sunet për muslimanët!. Ndërsa ne besojmë që kjo fetwa nuk delë nga dikush xhahil, por kjo është shërbim në rrugën e rregullimit me çifutët, që një vepër të tillë nëse e veprojnë muslimanët donë të thotë njohje e pushtimit cionist të vendeve të shenjta, po ashtu forcim i ekonomisë pushtuese cioniste.

Çudi edhe më e madhe është që ky dijetar nuk e ka lejuar që të kërkohet apo të merret ndihmë nga Rusia kundër cionistëve, e pas kësaj ka dhënë fetwa për lejimin e hyrjes së çifutëve dhe kristianëve në vendet e shenjta dhe i ka thirrur ai së bashku me ndjekësit e tij në minberet e vendeve të shenjta, madje i kanë quajtur (xhundullah) ‘Ushtria e All-llahut’, e kjo nuk është tjetër veçse vrasje e fëmijëve, grave dhe pleqëve irakianë, madje lejon edhe vrasjen e irakianëve edhe nëse janë në namaz.

Edhe më trishtuese se kjo është fetwaja e Shejh Nasrudin El-Albanit, e botuar në revistën ‘El-Hirs El-Watani’, revistë saudite, viti 14, numër 134, Rebiu’l-ahir 1414 h. – tetor 1993, në të cilën thotë: ‘Ju bëjë thirrje popullit palestinez që të dalin nga toka palestineze dhe ti’a lënë atë dhe shtëpitë e tyre çifutëve!’. Kështu bëhet e qartë se vehabizmi nuk është ngritur për tjetër qëllim por vetëm që ta shtrembërojë Islamin, dhe t’i bëjë muslimanët të merren me vetveten e tyre dhe t’i largojë nga çdo rrugë që çonë në drejtim të bashkimit të muslimanëve.

Revista ‘Menar El-Hadij’, në numrin 30, të botuar në muajin Dhul-ka’de të vitit 1415 h., boton fetwanë e Bin Bazit, ish-mufti i Saudisë, në të cilën bën thirrje për rregullim të përhershëm me cionistët pa kurrfarë kushtesh.

Po ashtu, ka botuar fetwanë e Bin Bazit, se lejohet të kërkohet ndihmë nga amerikanët dhe përkrahësit e tyre për luftimin e irakianëve në luftën e dytë në Gji (Halixh) në vitin 1991. Në muajin Maj të vitit 2001 jep fetwanë e tij Abdulaziz Al Eshejh mufti i Saudise duke thënë se shpërthimet të cilat po i bëjnë palestinezët janë vetvrasje.

Gazeta El-ahbar e Kajros me datën 24.2.1996 boton fetwanë e Sherif Kusamij, emir i vehabitëve në Algjeri, se lejohet dhunimi i vajzave muslimane, me këtë fetwa pasuesit e tij dhunojnë mbi 3000 vajza të cilat janë shfaqur në televizione, duke e llogaritur këtë xhihad, me këtë rast ngriten në protesta mbi 100 mijë gra algjeriane kundër kësaj vepre neveritëse vehabiste.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne